Connect with Us

I shënoi Interit, Kapllanaj: Ja si e solla Peter Olainkën në Shqipëri

Sport

I shënoi Interit, Kapllanaj: Ja si e solla Peter Olainkën në Shqipëri

Publikuar

-

Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, është njeriu që ka zbuluar sulmuesin nigerian, Peter Olainka, që kur ky i fundit ishte 16 vjeç. Në një rrëfim ekskluziv për “Panorama Sport”, kreu i klubit ballshiot tregon të pathëna nga rrugëtimi i lojtarit që dje i shënoi Interit.

Zoti Kapllanaj, cili ka qenë kontakti juaj i parë me Olainkën?

Mbaj mend mirë gjithçka që në ditën e parë që krijuam kontaktin. Unë kam jetuar në Gjermani përpara se të merrja drejtimin e klubit të Bylisit 15 vite më parë dhe aty u njoha me menaxherin Francis Ogete, me të cilin krijuam lidhjen për Olainkën. Kemi diskutuar për tre lojtarë nigerianë, të cilët m’i sugjeroi Ogete, pikërisht Olainka, një mbrojtës i djathtë, Santi, që ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave në Nigeri, si dhe Kendi. Unë nuk e zotëroja mirë anglishten dhe çdo gjë e kam bërë në bashkëpunim me Alfred Boden, i cili ka qenë drejtor në klub atë periudhë. Të tre lojtarët erdhën në Ballsh kur nuk kishin mbushur 16 vjeç. Për t’i sjellë në Shqipëri kemi pasur probleme të mëdha për vizat, sepse ishin nën moshë për të udhëtuar jashtë vendit.

Si ia bëtë?

Si përfundim, vizat e tyre kemi shkuar dhe i kemi marrë në Bukuresht. U kemi dërguar pasaportat me postë në Rumani e më pas kemi shkuar për të marrë vizat. Mirëpo, problemet nuk mbaruan këtu, sepse pasi erdhën, nuk i federonim dot.

Pse nuk i federonit dot?

Sepse ishin nën moshë dhe duhej një vendim gjykate në Nigeri se kush do të ishte kujdestari për Olainkën dhe lojtarët e tjerë. Por, gjetëm një mënyrë përmes menaxherit Ogete, duke e regjistruar këtë si punonjës në një firmë private në Shqipëri, në mënyrë që automatikisht të bëhej kujdestar i lojtarëve nigerianë. Vetëm përmes menaxherit Ogete, Olainka dhe shokët mund të qëndronin në Shqipëri. Pasi bëmë të gjithë dokumentacionin gati, i dërguam shkresë FIFA-s dhe me ndihmën e FHSF-së, u mundësua që të tre të aktivizoheshin.

Dhe çfarë ndodhi më pas?

Fillimisht i aktivizuam me ekipin U-17 të Bylisit, ku në atë kohë ishte në Kategorinë e Parë të kësaj grup-moshe dhe më pas u fut në Superligë pas aktivizimit të tre nigerianëve. Të tre stërviteshin çdo ditë me ekipin e parë dhe në fundjavë luanin me ekipin U-17.

Kush e nuhati i pari talentin e Olainkës?

Shikoni, jo për t’i bërë qejfin vetes, por Olainka më ka pëlqyer shumë që kur e kam parë për herë të parë në fushë dhe kam qenë njeriu që është kujdesur si prind për të. Kur u binda se çfarë talenti ishte, trajner kishim Naxhi Shensojin. Edhe ky i fundit kur e pa, menjëherë u habit dhe fliste me superlativa. Një lojtar i shkëlqyer ishte edhe Santi, por në ndryshim nga Olainka, ai abuzonte me jetën dhe mori një rrugë tjetër. Ndërsa Peter ishte një fëmijë shumë i mbarë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: