Connect with Us

Plas keq te Juventusi/ Asnjë tifoz bardhezi nuk do të jetë sot ndaj Atletico Madridit, ja pse

Seria A

Plas keq te Juventusi/ Asnjë tifoz bardhezi nuk do të jetë sot ndaj Atletico Madridit, ja pse

Publikuar

-

Juventusi do ta nisë sezonin e ri me një ndeshje shumë të vështirë në fushën e Atletico Madridit dhe do të jetë i vetëm. Asnjë tifoz bardhezi nuk do të jetë i pranishëm sot në “Wanda Metropolitano”.

Lajmi konfirmohet nga “Tuttosport”, që shkruan se ultrasit e Juventusit do të bojkotojnë ndeshjen e sotme në shenjë proteste ndaj arrestimeve të fundit të drejtuesve të grupit.

Kujtojmë që 12 udhëheqës të grupeve ultras të Juventusit u arrestuan pak ditë më parë për komplot kriminal, shantazh, pastrim parash dhe dhunë. Edhe ata pak tifozë që kishin prashikuar të ishin sot në Madrid, kanë anulluar udhëtimin në fund. Situata mes Juventusit dhe ultrasve bardhezi është vërtetë e tensionuar dhe ekziston frika se ata mund të shkaktojnë rrëmujë në ndeshjen e fundjavës në Serie A ndaj Veronës. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Seria A

Nuk i do më milionat e Kinës/ Futbollisti i njohur kërkon rikthimin në Europë

Publikuar

-

Marek Hamsik është lodhur pas vetëm një viti nga aventura e tij në Kinë. Ish-kapiteni i Napolit, aktualisht pjesë e Dalian Yifang, skuadër që drejtohet nga spanjolli Rafael Benitez, nuk ndihet më i lumtur në kontinentin aziatik dhe po mendon seriozisht rikthimin në Europë. As milionat e shumta që po merr në Kinë nuk kanë […]

LEXO TE PLOTE
" "

Seria A

Video/ Ronaldo lë me “gisht në gojë” gazetarët në konferencën e shtypit

Publikuar

-

Cristiano Ronaldo ka dalë në konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes në Champions League ndaj Lokomotiv Moskës. Portugezi është pyetur për gjithçka, për 701 golat në karrierë, për marrëdhënien me Sarrin, objektivat me Juventusin, “Topin e Artë”, të ardhmen, për gjithçka tjetër përveç kundërshtarit të nesërm në Champions League, Lokomotiva e Moskës. Sigurisht, që […]

LEXO TE PLOTE
" "

Seria A

Më mirë Topi i Artë, apo Championsi me Juventusin?/ Cristiano Ronaldo flet troç

Publikuar

-

Cristiano Ronaldo ka dalë sot në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes në Champions League, mes Juventusit dhe Lokomotivës së Moskës. Ndër të tjera, portugezi foli për ndryshimin mes Allegrit dhe Sarrit, “Topin e Artë”, si dhe të ardhmen. Sarri vs. Allegri- “Më pëlqen mënyra si Sarri dëshiron të luajë. Me të kemi më […]

LEXO TE PLOTE