Connect with Us

Josa: E prisja shpërthimin e Olainkës, ai dhe ish-lojtari tjetër i Skënderbeut kanë qenë dy më të mirët

Sport

Josa: E prisja shpërthimin e Olainkës, ai dhe ish-lojtari tjetër i Skënderbeut kanë qenë dy më të mirët

Publikuar

-

Peter Olainka është një emër i dëgjuar shumë në Shqipëri duke qenë se shkëlqente dikur me fanellën e Bylisit dhe Skënderbeut duke shënuar e dhuruar spektakël. Edhe ata që ndoshta e kanë harruar, e kanë kujtuar mbrëmjen e djeshme falë golit që arriti t’i shënonte Interit në “San Siro”, duke i marrë barazim në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.

Një nga njerëzit që e njeh më mirë Olainkën, është padyshim Mirel Josa i cili e ka stërvitur me Skënderbeun në vitet më të lavdishme të skuadrës korçare. Në një intervistë për “VipSport.al”, Josa ka vetëm fjalë të mira për të, duke e konsideruar një njeri me karakter më shumë se futbollist të mirë. Ai shprehet se priste që Olainka të shpërthente më herët, ndërkohë që suksesi aktual nuk e çudit aspak ish-trajnerin e tij.

Profesor, Olainka i shënon Interit ndërsa pak vite më parë stërvitej nga ju. Si e mbani mend si futbollist?
Ishte një lojtar i vlefshëm për ne kur e stërvita te Skënderbeu. Ai bënte dy fazat e lojës si mbrojtje dhe sulm. Këtë nuk e ka treguar vetëm në Korçë por edhe te Ballshi. Atij ia kishte vënë syrin presidenti që më para sepse ishte edhe karakter i mirë dhe kjo u duk nga momenti që shkoi dhe firmosi për skuadrën belge pasi iku nga ne. Ai kishte edhe 4-5 ndeshje që të përfundonte faza dhe u kthye direkt dhe luajti me përkushtim më të madh deri në ndeshjen e fundit të kampionatit ku u mundëm në Vlorë.

A e prisnit që do të ishte një lojtar, për të cilin të fliste Europa?

E prisja më para që të ishte këtu, që kur luante në Belgjikë sepse siç thashë luante në dy fazat dhe ka dy-tre pozicione. Në Çeki luan si lojtar krahu ndërsa dje luajti si qendërsulmues dhe një lojtar që luan kështu, preson i vetëm mbrojtjen dhe janë venat e një futbollisti të mirë.

A ndjeni se keni edhe ju një kontribut në suksesin e tij pasi e keni trajnuar?
Kanë më shumë drejtuesit e klubit dhe kam thënë se më duhet ky lojtar. Unë vetë nuk kam kontribut sepse është përgjigjur për kërkesat e trajnerit. E vlerësoj si karakter fillimisht dhe pastaj si futbollist. Ai mbylli kontratën në Belgjikë pastaj erdhi duke luajtur me nivel shumë më të mirë si në fillim, gjë e cila nuk ndodh dhe normalisht, do të ikte pas pak javësh.

A mendon se ka një Olainka tjetër në Shqipëri?
Nuk dua të merrem me krahasime me të tjerët por shpresoj që të dalë ndonjë lojtar tjetër sa gjysma e këtij futbollisti.

Çështja që diskutohet shpesh, është në lidhje me futbollistin e huaj më të mirë. A është Olainka më i miri?
Jam pyetur shpesh herë edhe për formacionin më të mirë që kam pasur, por unë nuk dua të bëj krahasime. Nuk më pëlqen të krahasoj futbollistët por mund të them se ky dhe Orelesi kanë qenë ndër më të mirët që kam stërvitur nga futbollistët e huaj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Realit i sos durimi, largon dy dështakët e mëdhenj

Publikuar

-

Merkato e janarit për Real Madrid është fokusuar vetëm në largimin e lojtarëve që nuk janë në planet e Zidane. Në dyshim mbetet e ardhmja e James Rodriguez ndërsa të sigurtë do të jenë largimet e Mariano dhe Brahim Diaz. Për të parin ka disa oferta nga Italia dhe Portugalia dhe paga e tij e […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

“Çmendet” Juventusi, ofron 3 futbollistë për të marrë në skuadër talentin shqiptar

Publikuar

-

Nga

Talenti shqiptar, Xhakomo Vrioni me shumë mundësi do të jetë një lojtar i Juventusit, teksa do të transferohet te 23-vjeçarëve bardhezinj të cilët militojnë në Serie C. Shqiptari do të largohet nga Çitadela ku ka gjetur pak minuta, për të kaluar te 23-vjeçarët e bardhezinjve. Akordi mes Juventusit dhe Sampdorias është arritur, me këta të […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Igli Tare në aksion, drejtori i Lacios punon në fshehtësi për të rrëmbyer yllin e Kombëtares

Publikuar

-

Nga

Pavarësisht se mediat italiane, raportojnë se Marash Kumbulla ka arritur një akord paraprak me Interin, për t’u transferuar në verë, drejtori i Lacios, Igli Tare është duke punuar në fshehtësi për të rrëmbyer talentin shqiptar. Mbrojtësi i Kombëtares shkëlqeu në pjesën e parë të sezonit me fanellën e Veronës dhe pavarësisht moshës 19-vjeçare apo se […]

LEXO TE PLOTE