Connect with Us

Njësoj si në sportet amerikane/ Në futboll mund të futet zëvendësimi i përkohshëm

Sport

Njësoj si në sportet amerikane/ Në futboll mund të futet zëvendësimi i përkohshëm

Publikuar

-

Futbolli mund të pësojë një ndryshim rrënjësor së shpejti, pasi Bordi Ndërkombëtar i Federatave të Futbollit (IFAB) po mendon të miratojë një propozim që do të lejonte zëvendësimin e përkohshëm të lojtarëve, të cilët kanë nevojë për trajtim në kokë pas një përplasjeje.

Sipas “The Athletic”, bordi, që do të mblidhet më 23 tetor, do të diskutojë futjen e rregullit që skuadrat të kenë mundësi të zëvendësojnë një lojtar për 10 minuta, kohë e mjaftueshme që ekipi mjekësor të kuptojë nëse është në gjendje të vazhdojë të luajë apo jo, për ta rikthyer më pas në fushë, ose zëvendësuar plotësisht.

Sipas rregullit në fuqi, lojtarët me përplasje në kokë duhet të ekzaminohen për tre minuta nga stafi mjekësor, ndërsa brenda në fushë loja vazhdon rregullisht. Zgjatja e këtij harku kohor do të lejonte për një vlerësim më të mirë të gjendjes së lojtarit.

IFAB mendohet se do të caktojë një grup pune për të përcaktuar nëse këto afate janë të pranueshme dhe i shërbejnë trajtimit të duhur të lojtarëve. Vendimi përfundimtar gjithsesi do të merret në mbledhjen zyrtare të dhjetorit të këtij viti.

Futbolli po përpiqet të marrë shembull nga regbia dhe futbolli amerikan, sporte në të cilat trajtimi i lojtarëve pas përplasjeve është shndërruar në prioritet për shkak të dëmtimeve që kanë ndodhur në të shkuarën.

Futbolli po përpiqet të marrë shembull nga regbia dhe futbolli amerikan, sporte në të cilat trajtimi i lojtarëve pas përplasjeve është shndërruar në prioritet për shkak të dëmtimeve që kanë ndodhur në të shkuarën.

*Marrë tek A2news.com

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Dinamo hedh “piketat” për t’u rikthyer në Superligë, “rrëmben” lojtarin me eksperiencë

Publikuar

-

Nga

Dinamo nuk ndalet në merkato. Pas zyrtarizimit të Zylyftarit, Kukës, Kolgegës dhe italianit Dovedio, ekipi kryeqytetas është vënë pas një lojtari me eksperiencë në Kategorinë e Parë. Bëhet fjalë për ish mesfushorin e Besëlidhjes, Camara. Lojtari u la i lirë nga lezhjanët, duke u vendosur nën urdhtar e Gusgash Maganit te Besa. Edhe pse doli […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

“Do të përdorin si preteks për të sulmuar Juventusin”: zbulohet përgjimi i mesazheve të Bonuccit me një ultras

Publikuar

-

Nga

Rikthimi tek Juventus pas një viti me fanellën e Milanit ka qenë një moment delikat në karrierën e Leonardo Bonucci që, sidoqoftë, pas një periudhe kontestimi fillestar arriti të rifitojë zemrat e tifozëve bardheblu. E në brendësi të kësaj situate janë zbuluar disa biseda të publikuara nga “Corriere della Sera”, që tregon mesazhet WhatsApp të […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Realit i sos durimi, largon dy dështakët e mëdhenj

Publikuar

-

Merkato e janarit për Real Madrid është fokusuar vetëm në largimin e lojtarëve që nuk janë në planet e Zidane. Në dyshim mbetet e ardhmja e James Rodriguez ndërsa të sigurtë do të jenë largimet e Mariano dhe Brahim Diaz. Për të parin ka disa oferta nga Italia dhe Portugalia dhe paga e tij e […]

LEXO TE PLOTE