Connect with Us

Skandali/ Administratori i Kastriotit godet me shpullë gjyqtarin e ndeshjes

Sport

Skandali/ Administratori i Kastriotit godet me shpullë gjyqtarin e ndeshjes

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ndeshjen e Kategorisë së Parë, mes Kastriotit dhe Egnatias, e luajtur këtë fundjavë.

Në një video të filmuar nga tribuna, dallohet që administratori i Kastriotit, Gazmend Vogli, ka goditur me shpullë gjyqtarin e katërt Endrit Zhuli. I pranishëm aty afër është edhe një polic, i cili nuk ka ndërhyrë.

Në Krujë ka pasur edhe sezonin e shkuar ngjarje të tilla. Mjafton të përmendim rastin në ndeshjen e kampionatit me Skënderbeun ku është ushtruar dhunë ndaj lojtarëve ku janë kërkuar forcat speciale, madje incidente ka pasur edhe ndaj Tiranës.

Futbolli shqiptar na ka mësuar me të tilla dhe nuk ka vonuar të na japë një tjetër ngjarje të rëndë, shkruan “Panorama Sport”.

Skeda e ndeshjes:

KASTRIOTI 3-2 EGNATIA

GOLAT: Ajazi 52′, Marku 71′, Karakaçi 90′ (p) / Gjoka 82′, Doksani 87′

KASTRIOTI: Selaci, Neziri, Selamani, Çela (F.Daci 55′), Rami, Mehmeti, Bardhi, Basha, Sefgjini, Marku (Karakaçi 76′), Ajazi (K.Daci 60′) Trajner: R.Ndreu

EGNATIA: Hasanbelli, Marcos, Vogli, Doksani, Allmuca (Da Costa 60′), Bilali, Troka (Gustavo 81′), Duka (Gjoka 73′), Dimo, Lajthia, Jaupaj. Trajner: N.Kashami

GJYQTARË: B.Kaimi, M.Llukmani, E.Shehu, E.Zhuli

VËZHGUES: Lorenc Jemini

DELEGAT: Millan Baçi

K.VERDHË: Çela 15′, Sefgjini 21′ / De Olivera 11′, Dimo 85

K.KUQ: Bilali 15′

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Realit i sos durimi, largon dy dështakët e mëdhenj

Publikuar

-

Merkato e janarit për Real Madrid është fokusuar vetëm në largimin e lojtarëve që nuk janë në planet e Zidane. Në dyshim mbetet e ardhmja e James Rodriguez ndërsa të sigurtë do të jenë largimet e Mariano dhe Brahim Diaz. Për të parin ka disa oferta nga Italia dhe Portugalia dhe paga e tij e […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

“Çmendet” Juventusi, ofron 3 futbollistë për të marrë në skuadër talentin shqiptar

Publikuar

-

Nga

Talenti shqiptar, Xhakomo Vrioni me shumë mundësi do të jetë një lojtar i Juventusit, teksa do të transferohet te 23-vjeçarëve bardhezinj të cilët militojnë në Serie C. Shqiptari do të largohet nga Çitadela ku ka gjetur pak minuta, për të kaluar te 23-vjeçarët e bardhezinjve. Akordi mes Juventusit dhe Sampdorias është arritur, me këta të […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Igli Tare në aksion, drejtori i Lacios punon në fshehtësi për të rrëmbyer yllin e Kombëtares

Publikuar

-

Nga

Pavarësisht se mediat italiane, raportojnë se Marash Kumbulla ka arritur një akord paraprak me Interin, për t’u transferuar në verë, drejtori i Lacios, Igli Tare është duke punuar në fshehtësi për të rrëmbyer talentin shqiptar. Mbrojtësi i Kombëtares shkëlqeu në pjesën e parë të sezonit me fanellën e Veronës dhe pavarësisht moshës 19-vjeçare apo se […]

LEXO TE PLOTE