Connect with Us

Berlusconi tallet keq me Milanin/ Klubi im i mund 3-0

Seria A

Berlusconi tallet keq me Milanin/ Klubi im i mund 3-0

Publikuar

-

Silvio Berlusconi, ish-presidenti legjendar i Milanit, që tani ka marrë drejtimin e Monza-s, është tallur keq me ekipin e tanishëm të kuqezinjve.

“Kam folur me presidentin aktual të Milanit dhe i thashë të organizojmë një miqësore. Do të fitojmë 3-0. Kush ka parë Monzën së fundmi është argëtuar. Dallohet efekti i skemave të studiuara nga unë, Brocchi dhe Galliani”, tha Berlusconi.

Aktualisht, Monza luan në Serie C dhe në 4 ndeshjet e fundit ka marrë 4 fitore. Qëllimi kryesor për këtë sezon është ngjitja në një kategori më sipër, Serie B. Bashkë me Berlsuconin, pjesë e Monza-s janë edhe Adriano Galliani dhe Cristian Brocchi. Galiani është ish-drejtori sportiv i Milanit, njeriu që solli në Milano shumë emra të mëdhenj, ndërsa Brocchi ish-futbollist dhe ish-trajner i Milanit. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Me një Ronaldo në super formë, Juventusi fiton pa probleme ndaj Parmës/ Fillon shkëputja nga Interi

Publikuar

-

Juventusi ka mposhtur Parmën 2-1 në “Allianz Stadium” për javën e 20-të të Serisë A. Protagonisti kryesor i këtij takimi ishte Cristiano Ronaldo, i cili e ka nisur vitin 2020 në mënyrën më të mirë të mundshme. Goli i parë i takimit u shënua në minutën 43-të, Ronaldo gjuan fort brenda zone, topi deviojet nga […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Milani do ta heq qafe me çdo kusht të padëshiruarin, kërkon një shifër të frikshme

Publikuar

-

Goditje në hyrje, por jo vetëm. Janari është muaji i merkatos, i zbritjeve dhe madje i zhvlerësimeve. Kështu, sikurse raporton në edicionin e saj të pasdites media italiane “La Gazzetta dello Sport”, Milan po tenton gjithçka për t’u çliruar nga Suso. I njëjti burim informacioni raprton se klubi kuqezi është i gatshëm të ulë çmimin […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Video: Ronaldo detyron kundërshtarin të dërgojë topin në rrjetën e tij

Publikuar

-

Juventusi e ka mbyllur në avantazh 1-0 pjesën e parë ndaj Parmës. Goli i bardhezinjve u shënua në minutën e 43′ nga i zakonshmi Cristiano Ronaldo. Portugezi u fut brenda zone dhe lëshoi një goditje të fortë, e cila u dëvijua nga kundështari dhe përfundoi në rrjetë. Ky është goli i 15-të këtë sezon në […]

LEXO TE PLOTE