Connect with Us

I vjedhin orën në dhomat e zhveshjes/ Sulmuesi i njohur bën kërcënimin e padëgjuar

Sport

I vjedhin orën në dhomat e zhveshjes/ Sulmuesi i njohur bën kërcënimin e padëgjuar

Publikuar

-

Sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Ajaxit, që mahniti Europën dhe botën, duke shkuar deri në gjysmëfinalet e Champions Leagues, ndërsa këtë verë sulmuesi 21-vjeçar danez Kasper Dolberg u transferua te francezët e Nice, për të hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

Megjithatë jo çdo gjë ka shkuar mirë për talentin danez, që dy ditë më parë është përballur me një situatë aspak të pakëndshme në ambientet stërvitore të klubit francez, ndërkohë që ishte duke u stërvitur nën urdhrat e trajnerit Patrick Vieira.

Në dhomat e zhveshjes, Dolberg kishte lënë një orë dore, që kushtonte rreth 70 mijë euro, por kur përfundoi stërvitjen dhe u kthye aty, pa që aksesori me vlerë mungonte. Fillimisht mendoi se gjithçka mund të ishte një lojë e shokëve të skuadrës, por shpejt kuptoi se bëhej fjalë për diçka më serioze.

Kaq mjaftoi që sulmuesi të kërcënonte drejtuesit se nuk do të luante më, nëse nuk do t’i gjendej ora, ndërsa për ta bërë edhe më të besueshme fjalën e tij, dje nuk është paraqitur as në seancën stërvitore.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

As Bayern dhe as Barcelona/ Zbulohet destinacioni i ri i Coutinhos

Publikuar

-

Philippe Coutinho është duke menduar për destinacionin e tij të radhës, pasi raportohet se Bayern Munich ka vendosur t’i japë fund aventurës mes brazilianin. Sipas “Bild”, klubi bavarez ka vendosur të mos ushtrojë opsionin për blerjen e futbollistit në pronësi të Barcelonës. Në fakt, Coutinho është përfolur fuqishëm për një rikthim të mundshëm në Premier […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Në gjurmët e Odise Roshit, talenti i Flamurtarit transferohet në Serinë B

Publikuar

-

Nga

Para një dekade Flamurtari “peshkonte” në Fier një emër si Odise Roshi, i cili tek Apolonia nuk gjente hapësirë, por impresionoi drejtuesit e Flamurtarit në një miqësore. Më pas dihet si shkoi karriera e Roshit, i cili prej vitesh është një lojtar kyç edhe në kombëtare. Ndoshta në të ardhmen një histori të ngjashme do […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Sfida ndaj Partizanit në “Air Albania”, Kukësi bën njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Kukësi do të përballet ditën e diel ndaj Partizanit, në supersfidën e javës së 19-të të Kategorisë Superiore. Ashtu siç është njoftuar kjo përballje do të zhvillohet në orën 19:00, në stadiumin e ri Kombëtar, “Air Albania”. Ndërkohë së fundmi, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi verilindor ka bërë me dije se ka venë […]

LEXO TE PLOTE