Connect with Us

Partizani ka shënuar sa Isli Hidi i Bylisit, Lerda befason me deklaratën e tij

Sport

Partizani ka shënuar sa Isli Hidi i Bylisit, Lerda befason me deklaratën e tij

Publikuar

-

Partizani do të përballet, ditën e nesërme ndaj Bylisit që po kalon një formë shumë të mirë. Franko Lerda, trajneri i të kuqve ka dalë në konferencë për shtyp dhe ka folur për këtë takim dhe jo vetëm, duke cilësuar se skuadra e tij ka shumë presion, në krahasim me sezonin e shkuar.

Ndryshim ndaj Bylisit?

“Sigurisht që mund te këtë disa ndryshime, por më parë duhet të vlerësoj gjendjen fizike të lojtarëve duke ditur që kemi luajtur të mërkurën në Kupë. Gjithçka do ta vlerësoj gjatë ditës së nesërme dhe mendoj se do të ndryshojë diçka në organikë”.

Bylisi në formë?

“Është e vërtetë ajo që thoni ju, pasi Bylisi është një skuadër që do të ketë vëmendjen maksimale nga ne. E kam, ndjekur në dy takimet ndaj Skënderbeut dhe Kukësit. Ne duhet të bëjmë një ndeshje shumë agresive, duhet të kemi shumë durim, pasi ata vrapojnë shumë, por në fund duhet të marrim  tre pikët dhe të kemi sukses, pasi është një kundërshtar delikat”.

Presioni?

“Kur luan për Partizanin dhe je kampion ke më shumë presion se të tjerët. Partizani sezonin e shkuar, kishte më pak presion se ky i sivjetshëm, pasi nuk u nis me objektivin e titullit kampion. Ndërsa ne duhet ta mbrojmë titullin. Kjo cilëson edhe presionin që ka skuadra dhe të gjithë ekipet përballë kampionëve duan të fitojnë”.

Keni shënuar vetëm dy gola sa Hidi në kampionat?

“Padyshim që e vlerësoj”.

Asani dhe fryma e grupit?

“Nuk më intereson se çfarë flitet për vendimet që unë marrë. Unë i marrë vendimet në krahasim me atë që shoh në fushën e lojës. Nuk dua të humbasë kohë duke u marrë me këtë temë. Harmonia është shumë e mirë, por diçka e tillë ndodh në skuadra. Por në skuadrën tonë, ka futbollistë shqiptarë, latin apo afrikan dhe ne mundohemi të punojmë dhe të menaxhojmë këtë pjesë”.

Menaxhimi i grupit?

“Puna ime është të menaxhoj grupin. Lojtarët duhet të zbatojnë rregullat që vendosen dhe kjo është detyra ime. Kush lojtar nuk zbaton rregullat dhe detyrat në fushën e lojës, mendoj se ky nuk është problemi im.”

Duhet të përshtaten lojtarët apo të ndryshoni ju skemën?

“Ne kemi një skuadër që është ndërtuar në etapa. Ka lojtarë që kanë luajtur në Europë dhe kanë një gjendje më të mirë fizike, ka dhe nga ata që nuk kanë gjendje kaq të mirë. Ka trajnerë që luajnë me skema të ndryshme, ne përpiqemi me skemën që kemi të krijojmë, një mentalitet dhe të konkretizojmë një skemë të qëndrueshme loje. Përpiqemi të rritemi javë pas jave”.

Tifozët? “Ne kërkojmë të bëjmë më të mirën, të fitojmë gjithmonë. Ne si staf kërkojmë të përmisohesmi. Tifozët kanë të drejtë, pasi ata paguajnë biletën dhe kanë të drejtë të na gjykojnë dhe kritikojnë”.

Fitore ndaj Bylist? “Në jetë nuk ka asgjë absolute, absolute është që ne do të luajmë dhe do të japim maksimumin për të bërë më të mirën”

Melo? “Është në grup, ka punuar këto ditë i ka kaluar problemet. Mendoj se do të jetë në dispozicion të skuadrës”.

I druheni Tiranës? “Nuk kam kohë që të shoh Tiranën dhe kam parë vetëm një pjesë loje. Nuk kemi pse ti druhemi Tiranës. E kam ndjekur vetëm një ndeshje dhe i kam sjellë fat  ndaj Luftëtarit, pasi ka fituar 3-0. Megjithashtë duhet ta përgëzojmë pasi gjendet në vendin e parë, por objektivi dhe fokusi ynë është ndeshja ndaj Bylisit”.

Fat në derbi për Tiranën? “Besoj të më sjellë fat mua”. (qesh)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

As Bayern dhe as Barcelona/ Zbulohet destinacioni i ri i Coutinhos

Publikuar

-

Philippe Coutinho është duke menduar për destinacionin e tij të radhës, pasi raportohet se Bayern Munich ka vendosur t’i japë fund aventurës mes brazilianin. Sipas “Bild”, klubi bavarez ka vendosur të mos ushtrojë opsionin për blerjen e futbollistit në pronësi të Barcelonës. Në fakt, Coutinho është përfolur fuqishëm për një rikthim të mundshëm në Premier […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Në gjurmët e Odise Roshit, talenti i Flamurtarit transferohet në Serinë B

Publikuar

-

Nga

Para një dekade Flamurtari “peshkonte” në Fier një emër si Odise Roshi, i cili tek Apolonia nuk gjente hapësirë, por impresionoi drejtuesit e Flamurtarit në një miqësore. Më pas dihet si shkoi karriera e Roshit, i cili prej vitesh është një lojtar kyç edhe në kombëtare. Ndoshta në të ardhmen një histori të ngjashme do […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Sfida ndaj Partizanit në “Air Albania”, Kukësi bën njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Kukësi do të përballet ditën e diel ndaj Partizanit, në supersfidën e javës së 19-të të Kategorisë Superiore. Ashtu siç është njoftuar kjo përballje do të zhvillohet në orën 19:00, në stadiumin e ri Kombëtar, “Air Albania”. Ndërkohë së fundmi, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi verilindor ka bërë me dije se ka venë […]

LEXO TE PLOTE