Connect with Us

Po zbukuron kampionatin, te Bylisi tani duan edhe kokën e Partizanit

Sport

Po zbukuron kampionatin, te Bylisi tani duan edhe kokën e Partizanit

Publikuar

-

Bylisi do të luajë sfidën e radhës në kampionat me Partizanin, një duel mjaft interesant. Ballshiotët shkojnë në këtë sfidë pas ecurisë pozitive në katër ndeshjet e fundit, 1 barazim me Vllazninë, 2 fitore radhazi në kampionat dhe 1 në Kupën e Shqipërisë. Stafi teknik synon që skuadra të vijojë me këtë ritëm, e pse jo të rrisë “marshin” duke kërkuar më të mirën edhe me Partizanin në kryeqytet.

Me shtatë pikë dhe në vendin e katërt pas katër javësh kampionat, Bylisi i ka synimet për më shumë. Përpara sfidës me të kuqtë, e cila luhet të shtunën në orën 16:00 në “Selman Stërmasi”, ka folur një nga lojtarët e dalluar në këto javët e fundit te ballshiotët. Ardit Peposhi, i cili ka statusin e ish-it në këtë takim, për “Panorama Sport” pohoi:

“Partizani është ekipi ku unë jam rritur dhe më ka dhënë mundësinë të luaj që në moshën 17-vjeçare dhe të mbaj veshur një fanellë të rëndë. Për mua është një ndjesi e veçantë sa herë që luaj ndaj tyre, por kjo e kësaj fundjave do të jetë një sfidë e bukur dhe shumë e vështirë.

Ne jemi në një moment të mirë, vijmë nga dy fitore radhazi dhe synojmë që të marrim më të mirën edhe në kryeqytet. Ne duhet të punojmë fort, të zbatojmë detyrat dhe porositë e trajnerit në fushën e lojës dhe të përballojmë kundërshtarin edhe psikologjikisht. Kam besim se do t’ia dalim edhe në kryeqytet”. Peposhi është një nga lojtarët që i ka mbetur Bylisit kur realizoi fitoren e fundit me Partizanin në “Qemal Stafa” para 3 vitesh e gjysmë, por sipas tij takimet janë ndryshe.

“Ndeshjet nuk i ngjajnë njëra-tjetrës. Shoh që kundërshtari është mobilizuar shumë, këtë sezon ka bërë merkato dhe synon mbrojtjen e titullit, por edhe ne kemi synimet tona madhore. Prandaj, duam që të japim më të mirën për të marrë maksimumin në fushën e lojës”, u shpreh Peposhi. Ish-ët – Në radhët e Bylisit janë disa lojtarë që kanë luajtur më herët te Partizani, madje edhe si titullarë. Ditmar Bicaj, Ardit Peposhi, Marjo Barjamaj, Stivian Janku dhe Valentino Murataj janë ish-ët e kuq në radhët e Bylisit./Panorama Sport/

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Sport

Champions League/ Manchester City turpëron Gjimshitin me shokë

Publikuar

-

Manchester City ka fituar 5-1 ndaj Atalantës në “Etihad Stadium” për javën e tretë të Champions League. Mbrojtësi kuqezi, Berat Gjimshiti, luajti nga minuta e parë në këtë ndeshje. Italianët kaluan të parët në avantazh me golin e Malinovsky nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 28′. “Qytetarët” përmbysën gjithçka me dy golat […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

Bayerni del me 3 pikë nga Pireu/ Juventusi përmbys gjithçka në dy minuta

Publikuar

-

Në Grupin B, Bayern Munich fitoi 2-3 në Pire ndaj Olympiacos. Miëtq shënuan të parët me El Arabi 23′, bavarezët përmbyën rezultatin me dy golat e Lewandowskit 34′, 62′, dhe supergolin e Tolisso 75′. Grekët ngushtuan rezultatin me golin e Guilherme 79′. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Tottenhami fitoi 5-0 ndaj Crvena zvezda. Klasifikimi […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

Shpëton Zidane/ Icardi, Di Maria dhe Mbappe fitojnë me “manita”

Publikuar

-

Janë mbyllur dy ndeshjet e Grupit A për javën e tretë të Champions League. Në Brugge, PSG-ja fitoi 0-5 ndaj vendasve të Club Brugge. Tre gola nga Mbappe dhe dy nga Icardi, ndërsa Di Maria dha 3 asiste. Në Stamboll, një gol i Toni Kroos 18′ i dha fitoren Realit kundër Galatasaray. Kjo fitore mban […]

LEXO TE PLOTE