Connect with Us

Starton nesër java e pestë, Kukësi-Tirana është sfida për kreun

Sport

Starton nesër java e pestë, Kukësi-Tirana është sfida për kreun

Publikuar

-

ë ndeshjet e javës së 5 të Superligës Kukësi – Tirana është takimi më i rëndësishëm pasi të dy skuadrat janë projektuar si pretendente për titull. Edhe në renditje të dy ekipet janë fare pranë, pasi i ndajnë vetëm 3 pikë, me Tiranën që kryeson dhe Kukësin që gjendet në vendin e tretë. Trajneri i bardhebluve Ardian Mema e cilëson një provë të rëndësishme.

“Këto ekipe duhen menaxhuar mirë që mos të humbasësh dhe nëse fiton është goxha test i mirë.”

Një tjetër ndeshje e rëndësishme e javës që do të luhet në shtunën është edhe Partizani-Bylis. Të kuqtë vijnë nga humbja me Laçin ndërsa ballshiotët nga fitorja me Kukësin. Trajneri i Partizanit Franco Lerda e ka të qartë se si duhet të luajë për të marrë 3 pikët.

“Bylisi është një skuadër që do të ketë vëmendjen maksimale nga ne. E kam, ndjekur në dy takimet ndaj Skënderbeut dhe Kukësit. Ne duhet të bëjmë një ndeshje shumë agresive, duhet të kemi shumë durim, pasi ata vrapojnë shumë, por në fund duhet të marrim tre pikët dhe të kemi sukses, pasi është një kundërshtar delikat.”

Teuta e vendit të dytë do të vizitojë Skënderbeun në Korçë ndërsa të dielën luhet Vllaznia – Luftëtari dhe Flamurtari – Laçi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ngjarje e frikshme në derbin e madh të Rumanisë/ Video: Lojtari bie pa ndjenja pas ndërhyrjes horror

Publikuar

-

Derbi i Rumanisë mes Dinamos së Bukureshtit dhe Steauas për pak sa nuk u kthye në një dramë të vërtetë. Në fundin e pjesës së parë, Slavko Perovic (lojtar i Dinamos) ra pa ndjenja pas ndërhyrjes së ashpër të Iulian Cristea. Situata u bë alarmante menjëherë dhe në fushë u futën me shpejtësi dy ambulanca […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Arsenali shkatërroi 4-0 “Qymyrxhinjtë”/ Video: Goli i Ozil thyen rekord në Premier League

Publikuar

-

Arsenali ka mposhtur 4-0 Newcastle duke zhvilluar një ndeshje mjaftë të mirë në shtëpi. Goli i tretë ka qenë tepër i veçantë, ai vulosi 100% fitoren dhe u shënua nga Mesut Ozil, i cili kishte mbi 300 ditë që nuk gjente rrjetën. Por kjo nuk është e gjitha, plot 35 prekje janë bërë në aksionin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Shok skuadre me Hykën, Sabjen Lilaj shënon gol në Izrael

Publikuar

-

Nga

Mesfushori i Kombëtares, Sabjen Lilaj, ka gjetur rrugën e rrjetën në kampionatin izraelit me fanellën e Nes Tziona, në triumfin 3-0 që skuadra e tij arriti ditën e sotme. Si Lilaj ashtu dhe mesfushorit tjetër shqiptar, Jahmir Hyka, u aktivizuan titullarë në përballjen e sotme, duke bërë një paraqitje dinjitoze. Sulmuesi Stain realizoi dopietë për […]

LEXO TE PLOTE