Connect with Us

Tronditet Kukësi, mungojnë dy titullarët kryesorë për ndeshjen ndaj Tiranës

Sport

Tronditet Kukësi, mungojnë dy titullarët kryesorë për ndeshjen ndaj Tiranës

Publikuar

-

Kukësi ka dy mungesa shumë të rëndësishme Valon Et’hemin e Emiljano Mustën, të cilat i kanë rënduar nënkampionëve në lojën e tyre. Të dy futbollistët kanë shumë peshë sa i përket lojës së tyre. Në takimin e fundit ndaj Bylisit, verilindorët përveç Et’hemit e Mustës iu mungoi dhe Olsi Teqja, i cili shleu dënimin me takimin e Kupës së Shqipërisë.

21-vjeçari Et’hemi ka probleme me gjurin dhe pritet që të mungojë dhe ndaj Tiranës. Ai nuk ka dalë në stërvitje dhe ditën e djeshme. Mesfushorit do t’i duhen dhe të paktën 10 ditë që të rikthehet të luajë. Në të njëjtën linjë është dhe Musta, i cili ka pasur problematika të trashëguara në muskujt e barkut, të cilat e kanë shqetësuar herë pas here. Burime të sigurta pranë klubit bëjnë me dije se lojtari do mungojë të paktën dhe 2 javë të tjera, pasi do trajtojë rigorozisht këtë problematikë.

Shtatlarti elbasanas po zhvillon terapi intensive për muskujt e barkut dhe do të presë përgjigjen përfundimtare të mjekëve për mënyrën sesi do të vijojë rikuperimi i tyre. Nëse nuk do të zgjidhet kjo problematikë me terapi dhe mënyra të tjera të specializuara mjekësore, si alternativë mund të konsiderohet dhe operacioni. Gjithsesi, fjala e fundit iu takon mjekëve.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Sport

Champions League/ Manchester City turpëron Gjimshitin me shokë

Publikuar

-

Manchester City ka fituar 5-1 ndaj Atalantës në “Etihad Stadium” për javën e tretë të Champions League. Mbrojtësi kuqezi, Berat Gjimshiti, luajti nga minuta e parë në këtë ndeshje. Italianët kaluan të parët në avantazh me golin e Malinovsky nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 28′. “Qytetarët” përmbysën gjithçka me dy golat […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

Bayerni del me 3 pikë nga Pireu/ Juventusi përmbys gjithçka në dy minuta

Publikuar

-

Në Grupin B, Bayern Munich fitoi 2-3 në Pire ndaj Olympiacos. Miëtq shënuan të parët me El Arabi 23′, bavarezët përmbyën rezultatin me dy golat e Lewandowskit 34′, 62′, dhe supergolin e Tolisso 75′. Grekët ngushtuan rezultatin me golin e Guilherme 79′. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Tottenhami fitoi 5-0 ndaj Crvena zvezda. Klasifikimi […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

Shpëton Zidane/ Icardi, Di Maria dhe Mbappe fitojnë me “manita”

Publikuar

-

Janë mbyllur dy ndeshjet e Grupit A për javën e tretë të Champions League. Në Brugge, PSG-ja fitoi 0-5 ndaj vendasve të Club Brugge. Tre gola nga Mbappe dhe dy nga Icardi, ndërsa Di Maria dha 3 asiste. Në Stamboll, një gol i Toni Kroos 18′ i dha fitoren Realit kundër Galatasaray. Kjo fitore mban […]

LEXO TE PLOTE