Connect with Us

Valverde me valixhe në duar/ Barcelona piketon trajnerin e ri

La Liga

Valverde me valixhe në duar/ Barcelona piketon trajnerin e ri

Publikuar

-

Barcelona e ka nisur sezonin e ri me shumë luhatje, duke marrë dy fitore, një barazim dhe një humbje në katër javët e para të La Ligës dhe një barazim me shumë fat në Champions League ndaj Dortmundit.

Bordi drejtues i skuadrës katalanase beson se duhen bërë ndryshime nëse nuk ka progres në javët në vazhdim. Ndërsa mediat franceze tregojnë se ky do të jetë viti i fundit i Ernesto Valverdes në krye të Barcelonës. Madje, ata kanë piketuar trajnerin e sezonit të ri. Ai do të jetë Thomas Tuchel, gjithnjë sipas mediave franceze.

Gjermani drejton PSG-në që nga vera e vitit 2018 dhe në sezonin e parë dështoi të fitonte Championsin, objektivi i madh i parisienëve. Në rast se dështon edhe këtë vit në Europë, nuk përjashtohet mundësia që në fund të sezonit Tuchel të ndahet me PSG-në.

Gjithsesi, këto janë thjesht hipoteza, pasi sezoni është ende shumë i gjatë dhe gjërat mund të marrin një drejtim tjetër. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

La Liga

Sane drejt Bayern-it, Guardiola bën gati 60 milionë euro për rekordmenin spanjoll

Publikuar

-

Edhe pse Leroy Sane është ende në fazën e rikuperimit pas dëmtimit të rëndë që pësoi muaj më parë, e ardhmja e gjermanit do të jetë Bayern Munich. Guardiola e ka pranuar këtë gjë dhe ka piketuar zëvendësuesin ideal të Sane. Ai është 22-vjeçari, Mikel Oyarzabal, kapiteni i Real Sociedad në La Liga. Në 160 […]

LEXO TE PLOTE
" "

La Liga

Në rast se Reali humbet sot, a do të largohet Zidane?

Publikuar

-

Në Stamboll, Galatasaray do të presë sot Real Madridin për javën e tretë të Champions League. Madrilenët kanë një humbje dhe një barazim, ndaj sot do të kërkojnë me patjetër fitore. Në rast se Reali nuk fiton sot në Stamboll, Zinedine Zidane pritet të shkarkohet nga Florenitno Perez, referuar asaj që raporton “Marca”. Po sipas […]

LEXO TE PLOTE
" "

La Liga

Emocione të mëdha/ Tifozi rikthehet në stadium pas 72 vitesh

Publikuar

-

Historia e një 92-vjeçari, i cili është i dashuruar pas një klubi të veçantë në Spanjë: Athletic Bilbao. Jo kushdo mund të luajë me këtë klub. Duhet të jetë bask dhe deri më tani klubi që garon në La Liga ia ka dalë të mos bëjë përjashtime. Joss Luis Hidalgo ka emigruar që në moshën […]

LEXO TE PLOTE