Connect with Us

Barcelona lë nam/ Mundet nga ish-ekipi i Rei Manaj

La Liga

Barcelona lë nam/ Mundet nga ish-ekipi i Rei Manaj

Publikuar

-

Barcelona zhgënjen sërish në La Liga. Katalanasit janë mundur 2-0 nga Granada, ekipi i ngjitur këtë sezon në La Liga. Vendasit shënuan që në minutën e parë më Azeez duke përfituar nga përgjumja e mbrojtjes mike. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në fillim të pjesës së dytë futet në lojë Lionel Messi, i cili është i dëmtuar dhe akoma nuk është rikuperuar plotësisht. Por as argjentinasi nuk solli ndonjë ndryshim në lojën e ekipit të Valverdes. Në minutën e 65′ vendasit shënuan golin e dytë nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas kësaj fitoreje, ish-ekipi i Rey Manaj, (sulmuesi lushnjar ka qenë i huazuar për një sezon 2017-2018) merr vendin e parë në La Liga me 10 pikë, njësoj sa Atletico M dhe Sevilla, por me golavarazh më të mirë. Ndërsa Barcelona renditet në vend të shtatë me 7 pikë.

Në 5 javë të këtij sezoni, Barcelona ka pësuar dy humbje në La Liga, diçka vërtetë shqetësuese. Kritikat për Valverden pas kësaj humbjeje do të jenë të shumta, ndoshta mund të vijë edhe shkarkimi i tij. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Fitore e vuajtur për Barcelonën, goli i Messit duhet shijuar disa herë

Publikuar

-

Barcelona mori një fitore të vujatur 1-0 ndaj Granada-s në “Camp Nou”, për javën e 20-të të La Ligës. Quique Setien e nis kështu me këmbë të mbarë aventurën te katalanasit. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 75′, pas një aksioni perfekt të katalanasve dhe finalizimit të bukur të Leo Messit. […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Aksioni i vitit/ Video: Messi me shokë shënojnë një gol spektakolar

Publikuar

-

Barcelona ka gjetur golin e avantazhit në “Camp Nou” ndaj Granada-s pas vetëm 75 minutash lojë. Pas një super aksioni dhe disa kombinimesh perfekte, Vidal asiston në mënyrë të shkëlqyer për Messin dhe ky i fundit dërgon topin në rrjetë. Mos e lini pa e parë këtë super aksion dhe finalizim perfekt të Messit me […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Mori lajmin më të hidhur në jetë para disa ditësh, ylli i Barcelonës lë pas dhimbjen dhe zbret në fushë

Publikuar

-

Barcelona po luan në këto momente ndaj Granada-s në “Camp Nou” për javën e 20-të të La Ligës. Në fushë për katakalansit nga minuta e parë edhe Sergi Roberto, i cili disa ditë më parë mori goditjen më të rëndë në jetë. Mamaja e 27-vjeçarit, Maria Rosa, ndërroi jetë pak ditë më parë, pasi nuk […]

LEXO TE PLOTE