Connect with Us

Daja: E merituam fitoren, ja ku do renditet Skënderbeu në fund të kampionatit

Sport

Daja: E merituam fitoren, ja ku do renditet Skënderbeu në fund të kampionatit

Publikuar

-

Skënderbeu triumfoi ndaj Teutës, në sfidën e vlefshme për javën e 5-të të Kategorisë Superiore. Në prononcimin pas ndeshjes, trajneri i skuadrës korçare, Ilir Daja, u shpreh tepër i lumtur me pikët e marra teksa deklaroi se bardhekutë do të synojnë të jenë në pjesën e sipërme të renditjes.

Fitorja- “Na kënaq fitorja, sepse morëm një 3 pikësh karshi Teutës që nuk njihte humbje. Na kënaq fakti që nuk pësuam gol, ishim më të konsoliduar në mbrojtje. Kishim shumë raste para portës. Do të thotë që sot e merituam 3 pikëshin.

Rastet e humbura- Goli i dytë do ti jepte qetësi të madhe ekipit. Vuajtëm, por shkuam drejt fitores.

Sa iu pëlqen Skënderbeu? Besoj që kemi marrë maksimumin me problematikat që kemi pasur. Kemi kohën e duhur tashmë. Muzaka do të jetë forcë e shtuar, javës tjetër. Kemi kohën e duhur për të minimizuar problemet. Duhet të shtojmë më shumë finalizimin para portës.

Ndeshje me oshilacione- Nuk është më ai Skënderbeu që i jepte tonin kampionatit shqiptar. Problematikat dhe oshilacionet do të jenë prezentë, deri sa të konsolidojmë manovrën.

 A janë zgjidhur problemet? Koha qe kemi pasur në dispozicion ka qenë e mjaftueshme. Pjesa që na ka munduar ka qenë dëmtimi i lojtarëve titullarë. Nuk i kemi pasur në seancat stërvitore. Këto ndikojnë te oshilacionet brenda lojës. Me ardhjen e lojtarëve me eksperiencë, besoj që do jemi faktorë në kampionatin shqiptar. Mendoj se do jemi te pjesa e sipërme e renditjes

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Sport

Champions League/ Manchester City turpëron Gjimshitin me shokë

Publikuar

-

Manchester City ka fituar 5-1 ndaj Atalantës në “Etihad Stadium” për javën e tretë të Champions League. Mbrojtësi kuqezi, Berat Gjimshiti, luajti nga minuta e parë në këtë ndeshje. Italianët kaluan të parët në avantazh me golin e Malinovsky nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 28′. “Qytetarët” përmbysën gjithçka me dy golat […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

Bayerni del me 3 pikë nga Pireu/ Juventusi përmbys gjithçka në dy minuta

Publikuar

-

Në Grupin B, Bayern Munich fitoi 2-3 në Pire ndaj Olympiacos. Miëtq shënuan të parët me El Arabi 23′, bavarezët përmbyën rezultatin me dy golat e Lewandowskit 34′, 62′, dhe supergolin e Tolisso 75′. Grekët ngushtuan rezultatin me golin e Guilherme 79′. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Tottenhami fitoi 5-0 ndaj Crvena zvezda. Klasifikimi […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

Shpëton Zidane/ Icardi, Di Maria dhe Mbappe fitojnë me “manita”

Publikuar

-

Janë mbyllur dy ndeshjet e Grupit A për javën e tretë të Champions League. Në Brugge, PSG-ja fitoi 0-5 ndaj vendasve të Club Brugge. Tre gola nga Mbappe dhe dy nga Icardi, ndërsa Di Maria dha 3 asiste. Në Stamboll, një gol i Toni Kroos 18′ i dha fitoren Realit kundër Galatasaray. Kjo fitore mban […]

LEXO TE PLOTE