Connect with Us

E mundi Kukësi, Halili: Arbitri bëri masakër

Sport

E mundi Kukësi, Halili: Arbitri bëri masakër

Publikuar

-

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, u shpreh me shumë indinjatë ndaj arbitrit Eldorian Hamiti që ishte kryesor në Kukësi-Tirana.

Në mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes, Halili u shpreh se e dinte që në këtë takim do kishte shumë kundër ndaj ekipit të tij.

“Është një humbje që na dhemb. E dija që do ishin të gjithë kundërt. Arbitrimi shumë i dobët. Nuk dua të flas për ta, por ky arbitër është e disata herë që shkatërron klubin e Tiranës, në të gjithë mënyrat.

Është turp për futbollin, me ato faulle që jep, të paqena. Ul ritmin e lojës, bën masakër në fushë. Kush të dojë, le ta mbajë, ta gjykojë, por kjo është masakër. Është e qëllimshme.

E dija që do kishim kundër në këtë ndeshje, sepse nuk duan që të ecim para si klub. Masakrën e bëri arbitri, uroj ta keni parë. Derbi? Ne do respektojmë kampionatin. Do i marrim me radhë, shpresojmë të ecim para” – deklaroi Halili.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Sport

Champions League/ Manchester City turpëron Gjimshitin me shokë

Publikuar

-

Manchester City ka fituar 5-1 ndaj Atalantës në “Etihad Stadium” për javën e tretë të Champions League. Mbrojtësi kuqezi, Berat Gjimshiti, luajti nga minuta e parë në këtë ndeshje. Italianët kaluan të parët në avantazh me golin e Malinovsky nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 28′. “Qytetarët” përmbysën gjithçka me dy golat […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

Bayerni del me 3 pikë nga Pireu/ Juventusi përmbys gjithçka në dy minuta

Publikuar

-

Në Grupin B, Bayern Munich fitoi 2-3 në Pire ndaj Olympiacos. Miëtq shënuan të parët me El Arabi 23′, bavarezët përmbyën rezultatin me dy golat e Lewandowskit 34′, 62′, dhe supergolin e Tolisso 75′. Grekët ngushtuan rezultatin me golin e Guilherme 79′. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Tottenhami fitoi 5-0 ndaj Crvena zvezda. Klasifikimi […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

Shpëton Zidane/ Icardi, Di Maria dhe Mbappe fitojnë me “manita”

Publikuar

-

Janë mbyllur dy ndeshjet e Grupit A për javën e tretë të Champions League. Në Brugge, PSG-ja fitoi 0-5 ndaj vendasve të Club Brugge. Tre gola nga Mbappe dhe dy nga Icardi, ndërsa Di Maria dha 3 asiste. Në Stamboll, një gol i Toni Kroos 18′ i dha fitoren Realit kundër Galatasaray. Kjo fitore mban […]

LEXO TE PLOTE