Connect with Us

E pabesueshme/ Rekord tifozësh nesër në ndeshjen Apolonia-Lushnja

Sport

E pabesueshme/ Rekord tifozësh nesër në ndeshjen Apolonia-Lushnja

Publikuar

-

Apolonia-Lushnja është një ndeshje që ka prodhuar interes, sidomos kur të dyja ekipet kanë qenë në Superiore. Një derbi që i ka pasur brenda të gjitha, spektakël në fushë, apo edhe incidente, lojë të bukur, por edhe mijëra tifozë në shkallët e stadiumit, si në Fier ashtu edhe në Lushnjë!

Vitet e fundit, në Kategorinë e parë sikur interesi është zbehur disi, por këtë fundjavë në Ballsh ku edhe do të luhet sfida pasi Apolonia është pritëse pritet ë të ketë mjaft interes, shkruan “vipsport.al”. Madje, pritet që të ketë shumë tifozë nga Fier, Lushnja, por edhe nga Ballshi që vjet i kanë pasur rivalë dhe nuk kanë shkuar mirë me lagunarët, aq më tepër në “Roza Haxhiu” ka pasur incidente në të dyja sfidat.

Klubi fierak i ka marrë të gjitha masat, duke njoftuar me shkresë policinë, autoambulancën, zjarrëfikësen, por në këtë sfidë pritet që të ketë edhe FNSH nga Fieri.

Takimi Apolonia-Lushnja luhet të dielën në orën 16:00, në “Adush Muça”.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Sport

Champions League/ Manchester City turpëron Gjimshitin me shokë

Publikuar

-

Manchester City ka fituar 5-1 ndaj Atalantës në “Etihad Stadium” për javën e tretë të Champions League. Mbrojtësi kuqezi, Berat Gjimshiti, luajti nga minuta e parë në këtë ndeshje. Italianët kaluan të parët në avantazh me golin e Malinovsky nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 28′. “Qytetarët” përmbysën gjithçka me dy golat […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

Bayerni del me 3 pikë nga Pireu/ Juventusi përmbys gjithçka në dy minuta

Publikuar

-

Në Grupin B, Bayern Munich fitoi 2-3 në Pire ndaj Olympiacos. Miëtq shënuan të parët me El Arabi 23′, bavarezët përmbyën rezultatin me dy golat e Lewandowskit 34′, 62′, dhe supergolin e Tolisso 75′. Grekët ngushtuan rezultatin me golin e Guilherme 79′. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Tottenhami fitoi 5-0 ndaj Crvena zvezda. Klasifikimi […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

Shpëton Zidane/ Icardi, Di Maria dhe Mbappe fitojnë me “manita”

Publikuar

-

Janë mbyllur dy ndeshjet e Grupit A për javën e tretë të Champions League. Në Brugge, PSG-ja fitoi 0-5 ndaj vendasve të Club Brugge. Tre gola nga Mbappe dhe dy nga Icardi, ndërsa Di Maria dha 3 asiste. Në Stamboll, një gol i Toni Kroos 18′ i dha fitoren Realit kundër Galatasaray. Kjo fitore mban […]

LEXO TE PLOTE