Connect with Us

Milan vazhdon thatësirën në derbi/ Interi fiton sërish dhe fluturon në vendin e parë

Seria A

Milan vazhdon thatësirën në derbi/ Interi fiton sërish dhe fluturon në vendin e parë

Publikuar

-

Derbi i Milanos shkon për Interin. Zikaltrit dominuan në lojë dhe rezultat ndaj kushurinjve të Milanit duke fituar në fund me shifrat 0-2.

Hera e fundit që Milani fitonte një derbi ndaj Interit ishte 1330 ditë më parë, pra rreth 3 vite e 7 muaj e 21 ditë më parë. Përsa i përket takimit të sotëm, zikaltrit e nisën vrullshëm që në fillim. Në minutën e 20′ goditën shtyllën me Danilo D’Ambrosion.

Milani iu kundërprgjigj duke shënuar gol me Calhanoglu, por gjyqtari e anuloi për prekje të topit me dorë. Pjesa e parë u mbyll në barazim të bardhë.

Në fillimin të pjesës së dytë, zikaltrit gjetën golin me kroatin Brozovic. Një skemë e bukur nga goditja e dënimit, ku Sensi pason për Brozovic, ky i fundit godet në kufijtë e zonës së rreptësisë dhe topi përfundon në rrjetë pas devijimit të Leaos.

https://twitter.com/i/status/1175500436788453376

U dyshua për pozicion jo të rregullt të Lautaro Martinëz, por pasi e pa në VAR, gjyqtari iu dha të drejtë interistvë të festojnë.

Goli i dytë erdhi në minutën e 78′, pas një kombinimi të bukur Barella-Lukaku, ku sulmuesi belg dërgoi topin me kokë në rrjetë.

Me këtë fitore, Interi vazhdon të qëndrojë në vend të parë me pikë të plota pas 12 javëve, ndërsa Milani në vend të nëntë me 6 pikë. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Me një Ronaldo në super formë, Juventusi fiton pa probleme ndaj Parmës/ Fillon shkëputja nga Interi

Publikuar

-

Juventusi ka mposhtur Parmën 2-1 në “Allianz Stadium” për javën e 20-të të Serisë A. Protagonisti kryesor i këtij takimi ishte Cristiano Ronaldo, i cili e ka nisur vitin 2020 në mënyrën më të mirë të mundshme. Goli i parë i takimit u shënua në minutën 43-të, Ronaldo gjuan fort brenda zone, topi deviojet nga […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Milani do ta heq qafe me çdo kusht të padëshiruarin, kërkon një shifër të frikshme

Publikuar

-

Goditje në hyrje, por jo vetëm. Janari është muaji i merkatos, i zbritjeve dhe madje i zhvlerësimeve. Kështu, sikurse raporton në edicionin e saj të pasdites media italiane “La Gazzetta dello Sport”, Milan po tenton gjithçka për t’u çliruar nga Suso. I njëjti burim informacioni raprton se klubi kuqezi është i gatshëm të ulë çmimin […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Video: Ronaldo detyron kundërshtarin të dërgojë topin në rrjetën e tij

Publikuar

-

Juventusi e ka mbyllur në avantazh 1-0 pjesën e parë ndaj Parmës. Goli i bardhezinjve u shënua në minutën e 43′ nga i zakonshmi Cristiano Ronaldo. Portugezi u fut brenda zone dhe lëshoi një goditje të fortë, e cila u dëvijua nga kundështari dhe përfundoi në rrjetë. Ky është goli i 15-të këtë sezon në […]

LEXO TE PLOTE