Connect with Us

Arsenali “skuqet”, vuan, por në fund merr fitoren e madhe

Premier Liga

Arsenali “skuqet”, vuan, por në fund merr fitoren e madhe

Publikuar

-

Arsenali ka fituar 3-2 në “Emirates” ndaj Aston Villës. Një ndeshje me gola, emocione, nerva, por në fund fati iu buzëqeshi “Topçinjve”. Miqtë shënuan të parët me McGinn në minutën e 20′. Pak minuta para fundit të pjesës së parë, Arsenali mbetet me 10 lojtarë. Maitland-Niles doli me karton të kuq, duke ia bërë ndeshjen akoma edhe më të vështirë Arsenalit.

Në minutën e 59′, ekipi i Emery barazon përkohësisht shifrat 1-1 me penalltinë e shndërruar në gol nga Nicolas Pepe. Pa u gëzuar mirë për golin, Arsenali pëson të dytin pas vetëm 1 minute. Wesley shënon për miqtë dhe iu jep avantazhin 1-2.

10 minutat e fundit ishin vërtetë shumë të bukura. Arsenali shënoi 2 gola në 4 minuta. Chambers barazon rezultatin 2-2 në minutën e 81′. Tre minuta më vonë, Aubameyang ngre në peshë stadiumin me golin e tij nga goditja e dënimit.

Pas javës së gjashtë, Arsenali renditet i katërit me 11 pikë, Aston Villa në vendin e tetëmbëdhjetë me 4 pikë. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

As Bayern dhe as Barcelona/ Zbulohet destinacioni i ri i Coutinhos

Publikuar

-

Philippe Coutinho është duke menduar për destinacionin e tij të radhës, pasi raportohet se Bayern Munich ka vendosur t’i japë fund aventurës mes brazilianin. Sipas “Bild”, klubi bavarez ka vendosur të mos ushtrojë opsionin për blerjen e futbollistit në pronësi të Barcelonës. Në fakt, Coutinho është përfolur fuqishëm për një rikthim të mundshëm në Premier […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Eriksen është i Interit, zbulohet paga e frikshme e danezit

Publikuar

-

Inter pritet që të prezantojë në ditët e ardhshme edhe blerjen e tretë të merkatos së saj pas Young dhe Moses. Padyshim që mund të quhet blerja më e madhe e Serie A në këtë afat kalimtar, me Christian Eriksen që do të vishet zikaltër. Së fundmi janë zbuluar edhe detajet e kontratës që do […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Sulmuesit e tij humbin penalltitë, Guardiola merr vendimin shokues

Publikuar

-

Humbja e penalltive nga ana e futbollistëve të Manchester Cityt është bërë shqetësuese për teknikun Pep Guardiola, ndërsa i fundit në radhë që ka gabuar nga 11 metrat ka qenë sulmuesi brazilian Gabriel Jesus në ndeshjen e kampionatit në mesjavë ndaj Sheffield United. Vetë tekniku spanjoll u ndal gjatë në këtë aspekt pas përfundimit të […]

LEXO TE PLOTE