Connect with Us

Ja si nisi sherri në tunel pas ndeshjes Kukësi-Tirana

Sport

Ja si nisi sherri në tunel pas ndeshjes Kukësi-Tirana

Publikuar

-

Ndeshjet e vërteta, sidomos kur diskutohet midis dy ekipeve pretendente, prodhojnë herë pas here edhe sherr midis lojtarëve. Kësaj nuk i shpëtoi as dueli midis Kukësit dhe Tiranës, i cili gjatë gjithë lojës ishte i dueluar, me gjakrat që nxeheshin minutë pas minute, duke sjellë në fund plasjen e një sherri gjatë futjes së ekipeve në tunel

Nga zanafilla dhe deri te mbyllja e tij, gazeta “Panorama Sport” ka arritur të mësojë çfarë ndodhi në këtë incident.

ZANAFILLA – Gjatë minutave të fundit, sidomos pas ngushtimit të diferencës nga ana e bardhebluve, kur kishin mbetur më shumë se dhjetë minuta lojë, bashkë me shtesat, lojtarët nisën acarimin në fushë. Kulmi arriti në minutat e fundit, ku argjentinasi i Tiranës, Agustin Torasa, dhe kapiteni i Kukësit, Besar Musolli, u përplasen me njëri-tjetrin në fushë.

Gjithçka erdhi pas një ndërhyrjeje të rëndë të kosovarit. Aty ka përplasje masive, por që gjithsesi shuhet. Ndërkohë, bardheblutë nuk respektojnë “fair-play”-in nga rivënia anësore, duke irrituar shumë ekipin kuksian. Kjo nuk pritej nga lojtarët e ekipit verilindor, por që gjithsesi nuk u zunë shumë në befasi.

SHERRI – Në momentin që lojtarët po futeshin në dhomat e zhveshjes, mësohet se fillimisht ka pasur një përplasje të Musollit me Torasën, me kosovarin që mendohet se e ka goditur i pari. Të dy lojtarët nuk e kishin lënë inatin vetëm brenda fushës. Edhe lojtarë të tjerë shfrynin në distancë ndaj njëri-tjetrit, ndërsa më aktiv për t’ju kundërvënë Musollit ishin Edvan Bakaj dhe Tefik Osmani. Mirëpo, ndërkohë që Musolli me Torasën përplasen në tunel, ndërhyjnë futbollistët me stafet e të dyja ekipeve për t’i ndarë.

Kjo krijoi një kaos aty, bashkuar me stjuartët që mundoheshin të mos lejonin incidentet e mëtejshme. Në këto momente, menjëherë erdhën edhe efektivët e policisë, të cilët janë shtyrë me lojtarët, sidomos me ata të Tiranës. Pasi plas sherri, ndërhyn edhe presidenti Safet Gjici, i cili, si për koincidencë, në atë moment ishte duke dhënë një intervistë për “Panorama Sport”, por që me të dëgjuar zhurmat, hyn në hollin e stadiumit dhe mundohet të qetësojë situatën.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Sport

Champions League/ Manchester City turpëron Gjimshitin me shokë

Publikuar

-

Manchester City ka fituar 5-1 ndaj Atalantës në “Etihad Stadium” për javën e tretë të Champions League. Mbrojtësi kuqezi, Berat Gjimshiti, luajti nga minuta e parë në këtë ndeshje. Italianët kaluan të parët në avantazh me golin e Malinovsky nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 28′. “Qytetarët” përmbysën gjithçka me dy golat […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

Bayerni del me 3 pikë nga Pireu/ Juventusi përmbys gjithçka në dy minuta

Publikuar

-

Në Grupin B, Bayern Munich fitoi 2-3 në Pire ndaj Olympiacos. Miëtq shënuan të parët me El Arabi 23′, bavarezët përmbyën rezultatin me dy golat e Lewandowskit 34′, 62′, dhe supergolin e Tolisso 75′. Grekët ngushtuan rezultatin me golin e Guilherme 79′. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Tottenhami fitoi 5-0 ndaj Crvena zvezda. Klasifikimi […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

Shpëton Zidane/ Icardi, Di Maria dhe Mbappe fitojnë me “manita”

Publikuar

-

Janë mbyllur dy ndeshjet e Grupit A për javën e tretë të Champions League. Në Brugge, PSG-ja fitoi 0-5 ndaj vendasve të Club Brugge. Tre gola nga Mbappe dhe dy nga Icardi, ndërsa Di Maria dha 3 asiste. Në Stamboll, një gol i Toni Kroos 18′ i dha fitoren Realit kundër Galatasaray. Kjo fitore mban […]

LEXO TE PLOTE