Connect with Us

Kristal Abazaj: Ja çfarë i thashë Safet Gjicit, ai qeshi dhe iku

Sport

Kristal Abazaj: Ja çfarë i thashë Safet Gjicit, ai qeshi dhe iku

Publikuar

-

Kristal Abazaj me golin e shënuar ndaj Tiranës, ka ndihmuar skuadrën e vet të marrë fitoren dhe kështu ai është shpallur lojtari i ndeshjes. Ai ka folur për “Supersport”, për sfidën dhe ishte tepër i kënaqur, gjithashtu ai tregoi se nuk është bërë pishman për zgjedhjen e vet.

Rikthimi te goli dhe revansh? “Jam i kënaqur për këtë, ndërsa për kritikat jemi profesionist dhe do t’i pranojmë kritikat, duhet t’i tregojmë atyre që vlejmë”.

Tirana? “Merkatoja ka zëra, por përsa i përket transferimit te Kukësi, nuk jam bërë pishman për zgjedhjen time. Presidenti ka investuar shumë dhe kërkon më të mirën. Ndërsa për takimin që pata me të, ai kërkoi mendimin tim, unë ia dhashë dhe i  thashë:  ‘Në orën 7 fillon ndeshja’, kështu ai qeshi dhe iku”.

Forma? “Jam në 70% të formës, pasi nuk kam bërë një fazë përgatitore të mirë dhe çdo gjë e kam bërë te Kukësi. Punoj veçmas dhe me ekipin”.

Ambientimi me Rrocën dhe Shkurtajn? “Ne kemi luajtur së bashku te Luftëtari dhe vazhdojmë të luajmë dhe këtu duke kemi pasur ekipin nga pas”.

Si është t’i shënosh ekipit të zemrës? “Unë jam profesionit dhe jap maksimumin për skuadrën që luaj, kaq”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Video skandali/ Shikoni çfarë bëjnë tifozët në “Air Albania”

Publikuar

-

Nga

Një episod i shëmtuar u shënua para fillimit të supersfidës mes Tiranës dhe Skënderbeut që u zhvillua ditën e shtunë në stadiumin e ri Kombëtar “Air Albania”. Edhe pse bëhet fjalë për një impiant modern me kushte bashkohore, ku siguria është maksimale, një grup tifozësh nuk kanë nguruar për të lënë nam. Ata kanë prishur […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Ngjarje e frikshme në derbin e madh të Rumanisë/ Video: Lojtari bie pa ndjenja pas ndërhyrjes horror

Publikuar

-

Derbi i Rumanisë mes Dinamos së Bukureshtit dhe Steauas për pak sa nuk u kthye në një dramë të vërtetë. Në fundin e pjesës së parë, Slavko Perovic (lojtar i Dinamos) ra pa ndjenja pas ndërhyrjes së ashpër të Iulian Cristea. Situata u bë alarmante menjëherë dhe në fushë u futën me shpejtësi dy ambulanca […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Arsenali shkatërroi 4-0 “Qymyrxhinjtë”/ Video: Goli i Ozil thyen rekord në Premier League

Publikuar

-

Arsenali ka mposhtur 4-0 Newcastle duke zhvilluar një ndeshje mjaftë të mirë në shtëpi. Goli i tretë ka qenë tepër i veçantë, ai vulosi 100% fitoren dhe u shënua nga Mesut Ozil, i cili kishte mbi 300 ditë që nuk gjente rrjetën. Por kjo nuk është e gjitha, plot 35 prekje janë bërë në aksionin […]

LEXO TE PLOTE