Connect with Us

Renditja pas javës së pestë/ Kukësi merr kreun, Flamurtari pikën e parë

Sport

Renditja pas javës së pestë/ Kukësi merr kreun, Flamurtari pikën e parë

Publikuar

-

Kategoria Superiore mbylli ditën e sotme javën e saj të pestë, dhe tabela e renditjes ka pësuar lëvizje interesante. Kukësi fitoi 2-1 përballë Tiranës në një sfidë direkte për kreun, dhe tani të dyja ekipet kryesojnë Superioren me nga 10 pikë.

Por, vendin e parë momentalisht e mban Kukësi, edhe pse Tirana ka një golavarazh më të mirë, pasi FSHF ka si kriter parësor ndeshjet direkte mes ekipeve.

Vendi i tretë mbahet nga Skënderbeu, me 9 pikë, ndërsa Teuta dhe Bylisi me nga 8 pikë të dyja, renditen në vendin e katërt dhe të pestë.

Mbetet në vendin e gjashtë Partizani, pas barazimit me Bylisin. Të kuqtë tani numërojnë 7 pikë në klasifikim. Vllaznia e shtata, m 6 pikë pas pesë ndeshjeve, ndërsa 5 pikë ka Laçi, që mban vendin e tetë.

Luftëtari i parafundit në renditje, me 4 pikë në total, ndërsa mbyll tabelën Flamurtari, që merr pikën e parë në këtë kampionat, pas barazimit me Laçin.

REZULTATET – JAVA 5

Skënderbeu-Teuta 1-0

Partizani-Bylis 1-1

Kukësi-Tirana 2-1

Flamurtari-Laçi 3-3

Vllaznia-Luftëtari 0-0

RENDITJA – JAVA 5

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Ylli i Serie A lë me “gisht në gojë” Realin, zgjedh Barcelonën

Publikuar

-

Në verën e vitit 2018, Napoli bëri një transferim surprizë nga Spanja për 30 milionë euro, Fabian Ruiz, në rolin e mesfushorit. Spanjolli është rritur shumë nën drejtimin e Ancelottit dhe tashmë ka siguruar edhe ftesën e Kombëtares së Spanjës, e cila është e mbushur plot me yje. Kontrata aktuale e 23-vjeçarit me Napolin skadon […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Ronaldo premton se do të thyejë edhe rekordin e veçantë botëror/ Ja sa gola i duhen portugezit

Publikuar

-

Cristiano Ronaldo ishte autori i njëri nga dy golat në fitoren 0-2 të Portugalisë në Luksemburg. Me këtë gol, Ronaldo ka arritur në shifrën e 99 golave me fanellën e Kombëtares, por portugezi nuk kënaqet me kaq. Ronaldo është zotuar se do ta thyejë rekordin botëror për golashënuesin më të mirë për kombëtaret, që mbahet […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Strakosha “çmend” italianët: Koha të heqë maskën, kush është në të vërtetë?

Publikuar

-

Thomas Strakosha vazhdon të jetë një titullar i padiskutueshëm te Lacio dhe vetëm dëmtimet e problemet fizike e mbajnë jashtë portës. Në ndeshjen e fundit në kampionat, portieri shqiptar u kthye në hero për skuadrën e tij duke bërë pritje shpëtimtare aty ku ndali Babakar në dy raste, fillimisht në një goditje me kokë e […]

LEXO TE PLOTE