Connect with Us

“Bomba” e Agustin Kolës: Tirana e shiti Kupën ndaj Flamurtarit në 2009-ën se donte Bamir Topi

Sport

“Bomba” e Agustin Kolës: Tirana e shiti Kupën ndaj Flamurtarit në 2009-ën se donte Bamir Topi

Publikuar

-

Agustin Kola, një nga legjendat e Tiranës, zbulon prapaskenat e Kupës së Shqipërisë, që Tirana e humbi në finale me rezultatin 2-1 në vitin 2009. I ftuar në “Radio Tirana” nga gazetari Ervin Baku, ish-sulmuesi i shquar rrëfen gjithçka për jetën e tij, por ndërkohë përmend edhe ish-presidentin e Republikës, Bamir Topin. Asokohe trajner i bardhebluve, tani Kola thotë se Tirana e shiti finalen e Kupës, sepse kështu donte Bamiri.

“Morëm kampionatin, paçka se nuk isha në ndeshjen e fundit, sepse ishin problemet që u shit ndeshja e Kupës së Republikës. Por nuk u shit për lekë, se Rit Halili s’ka shitur për lekë ndeshje. E ka shitur për politikë, se donte Bamiri. Ja, po e them troç”, deklaroi Kola. Në atë finale, Topi, Gjika dhe Duka kanë qenë së bashku në stadium. Pas saj Agustin Kola dha dorëheqjen, ndërsa polemikat vazhduan më pas me akuza të Halilit ndaj lojtarëve dhe replika nga Vlora.

JETA SI LUFTË

“Jeta ime ka qenë luftë e fituar nga unë, po jo luftë e fituar me armë, por me punë dhe djersë. Një luftë që e fitova në fund dhe ishte realisht shumë e bukur. Dhe për këtë jam këtu”.

NISJA E KARRIERËS

“Në klasën e tretë isha edhe notar dhe shkoja në cirk. Shkoja në shkollë te “Hasan Vogli”. Asokohe bëheshin kampionatet e shkollave, sepse ishin klasat sportive. Në shkollë merresha me futboll ashtu si dhe në lagje. Një ditë vjen në klasë profesori i fizkulturës, Aurel Verria, dhe na thërret. Isha bashkë me Skënder Hodjen, Ylli Shabanin dhe duke parë që ia vlente, ndërtoi një ekip të pionierëve të 17 Nëntorit. Në klasë të tetë isha pjesë e rregullt e skuadrës së Tiranës. Atëherë u përzgjodhëm në rang pionierësh dhe shkuam në spartakiadë në rang republike te kampi i pionierëve në Durrës. Po atë kampionat dola kampion. Ishte kupa e parë imja dhe në finale mundëm Partizanin. Jo armiqtë, Partizanin. Në fushë ishim armiq më pas miq dhe vëllezër jashtë fushe. Një gol e bëri Lubani, një gol unë. Nuk e harroj kurrë. Ishte jetë e lodhshme, por shumë e bukur, sepse luftoje për diçka. Ishte viti 1974″.

FUTBOLLI

“Futbolli s’ka tifozë, sepse nuk ka nivel. Ne kishim trajnerë yje me fëmijët, si në Shqipëri dhe Greqi. Nuk punohet me fëmijët këtu te ne. Skënderbeu bëri diçka të mirë, por ne e shkatërruam. Askush nuk është dënuar 10 vite, edhe pse kanë bërë gjithçka të keqe. Jemi të këqij me njëri-tjetrin. Dy orë stërvitje bënin në kohën tonë kooperativat. Zgjidhja në kohën tonë është privatizimi i klubeve”.

TIRANA

“Është skuadër me lojtarë me përvojë, si Osmani, Lila. Pretendon për titullin, ndërsa Europa nuk diskutohet. Djemtë e Tiranës të flasin pak dhe të luajnë në fushë. Tifozëve u bëj thirrje që të jenë sa më shumë në stadium. Deri para pak kohësh kanë pasur të drejtë. Tani duhet të përkrahim Tiranën”.

FINALJA E 2009-ËS

“Futbollin e kemi prishur ne ish-futbollistët. Jemi bërë palë me presidentët. Çfarë bëra unë në 2009-ën? Isha nëntë pikë pas dhe nuk bëra filozofi. Thjesht bëra dy herë në ditë stërvitje deri të premten. Këta e dinë si fitohet dhe si është bota sot. Morëm kampionatin, paçka se nuk isha në ndeshjen e fundit, sepse ishin problemet që u shit ndeshja e Kupës së Republikës. Por nuk u shit për lekë, se Rit Halili s’ka shit për lekë ndeshje. E ka shitur për politikë, se donte Bamiri. Ja po e them troç”.

SKEDA E NDESHJES:

E MËRKURË 6 MAJ 2009

FLAMURTARI-TIRANA 2-1

GOLAT: Mema 65′, Zeqiri 92′ / Dabulla 42′

FLAMURTARI: Moçka, Paniç, O.Beqiri, Veliu, Begaj, Kuqi, Alvizh (Brajkoviç 72′), Zeqiri, Çaushaj, Strati(Shehaj 54′), Mema. Trajner: E.Memushi.

TIRANA: Nallbani, Dabulla, Osmani (Muzaka 46′), Pezo, Abraham, Agolli, Muka, Devolli, Patushi(Sefa 79′), Xhafaj, Memelli. Trajner: Agustin Kola.

GJYQTARË: B. Pashaj, E. Doda, D. Rexha (Tiranë) K

ARTONË TË VERDHË: O.Beqiri, Alvizh

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: