Connect with Us

Dervishaj mburret me stadiumin e ri: Asnjë dëm, ja deri në sa ballë e përballon tërmetin

Kombëtare

Dervishaj mburret me stadiumin e ri: Asnjë dëm, ja deri në sa ballë e përballon tërmetin

Publikuar

-

Tërmetet janë bërë tema e ditës në 48 orët e fundit në vendin tonë. Ndërkohë që aktiviteti sizmik ka qenë i lartë dhe epiqendra e tyre fare pranë kryeqytetit, shumë ndërtesa janë shfaqur të fotografuara në rrjete sociale si të plasaritura. Të tjera edhe më ekstreme me ballkone të çara deri edhe të rrëzuara, si në rastin e Fakultetit të Gjeologji Minierave.

Së fundmi, tërmeti lëkundi edhe stadiumin “Selman Stërmasi”, teksa edhe pjesë të suvatimeve janë rrëzuar. Po impianti i stadiumit të ri kombëtar? Çfarë ka ndodhur?

“Panorama Sport” ka kontaktuar inxhinierin Arben Dervishaj, i cili është edhe personi përgjegjës në FSHF referuar infrastrukturës. Profesor Dervishaj qetëson se në impiantin e ri ka një përllogaritje që në planifikim për të përballuar aktivitete sizmike thuajse dyfish më të larta.

Profesor, tema e ditës është bërë tmerri dhe frika nga tërmetet. Po në stadiumin e ri, a është vënë re ndonjë pasojë?

Nuk ka ndier gjë fare. Ai stadium është projektuar për dy herë më shumë se aq intensitet, sesa ai që ra. Për ta shpjeguar edhe më me detaje, është i projektuar për një tërmet që përllogaritet se ndodh një herë në gati 1000 vjet. Pra, më shumë se ai që ra së fundmi.

Pati tërmet pesë ballë…

Ky është i projektuar të rezistojë edhe me më shumë se nëntë ballë. Pra, ka standarde të reja për lëkundje që përllogariten të bien 1 herë në 975 vjet. Pra, jo 475, sa mund të ketë qenë si standard, por për 1 në 975 vite.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Odise Roshi drejt transferimit në La Liga: Ëndërroj të luaj në Botëror me kombëtaren

Publikuar

-

Nga

Odise Roshi duket se ka gjetur formën e tij më të mirë këtë sezon me fanellën e Akhmat Grozny. Klubi rus po kalon një moment të vështirë në kampionat, por futbollisti i kombëtares shqiptare ka treguar një nivel të lartë, duke kontribuar edhe me 3 gola. Në kohë merkatoje, çdo futbollist synon që të ndryshojë […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Zbulohet kontrata që Irani i ka ofruar Xhani De Biazit

Publikuar

-

Nga

Xhani De Biazi shumë shpejt mund të jetë në krye të një ekipi kombëtar. Së fundmi, ish-trajneri i Kombëtares ka marrë një propozim konkret dhe ka në duar një ofertë për të cilën ka pak kohë që të mendohet dhe të vendosë. Nga ajo që bëhet me dije në mediat italiane, ish-trajneri i Kombëtares shqiptare […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Edi Reja zbarkon në Shqipëri, zbulohet plani i tij i radhës

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, është në T ranë. Arsyeja e kësaj vizite të italianit ka qenë nisja e punës për një platformë të tijën në lidhje me ekipet kombëtare. Dje, trajneri i kuqezinjve, së bashku me stafin e tij teknik janë vendosur në një nga sallat e Federatës Shqiptare të Futbollit, për të diskutuar, […]

LEXO TE PLOTE