Connect with Us

Sadiku :Tirana dhe Kukësi kanë bërë blerje, por ja kush e ka ekipin më të konsoliduar në Superligë

Sport

Sadiku :Tirana dhe Kukësi kanë bërë blerje, por ja kush e ka ekipin më të konsoliduar në Superligë

Publikuar

-

Armando Sadiku, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, tashmë ka nisur një aventurë të re te Malaga, aty ku ka fituar vendin e titullarit. Nëpërmjet një lidhje direkte në emisionin “Zona Gol”, në Supersport, ai ka folur për Kombëtaren, kampionatin shqiptar dhe Malagan.

Ndeshja ndaj Turqisë? “Është si finale, jam shumë optimist ta fitojmë atë ndeshje dhe të përsëritet fitorja e mëparshme”.

Malaga? “Objektivi i Malagas është të ngjitet në La Liga. Ma kanë bërë të qartë që në fillim, kur kam ardhur. Me Keidin i kam gjërat më të lehta. Ai është një çun shumë i mirë. Më ka pritur shumë mirë. Te Malaga është titullar i padiskutueshëm. Ndërsa për videon virale me Manajn, unë them se ata janë ende të rinj. Besoj se njerëzit e kanë marrë në mënyrë sportive.”

La Liga? “Kampionati është shumë i fortë. Jam tifoz me Realin dhe shpresoj që ata të fitojnë këtë vit, por kampionati është shumë i gjatë dhe mendoj se nga dhjetori do të dalë favoriti”.

Kampionati? “Nuk e di, e kam ndjekur pak. Kam parë që Tirana, Kukësi dhe Partizani kanë bërë blerje këtë vit dhe do të jetë një kampionat i fortë. Partizani ka ekip më të konsoliduar dhe mendoj se mund ta fitoj, por s’e di mbetet ta shohim”.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Sport

Champions League/ Manchester City turpëron Gjimshitin me shokë

Publikuar

-

Manchester City ka fituar 5-1 ndaj Atalantës në “Etihad Stadium” për javën e tretë të Champions League. Mbrojtësi kuqezi, Berat Gjimshiti, luajti nga minuta e parë në këtë ndeshje. Italianët kaluan të parët në avantazh me golin e Malinovsky nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 28′. “Qytetarët” përmbysën gjithçka me dy golat […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

Bayerni del me 3 pikë nga Pireu/ Juventusi përmbys gjithçka në dy minuta

Publikuar

-

Në Grupin B, Bayern Munich fitoi 2-3 në Pire ndaj Olympiacos. Miëtq shënuan të parët me El Arabi 23′, bavarezët përmbyën rezultatin me dy golat e Lewandowskit 34′, 62′, dhe supergolin e Tolisso 75′. Grekët ngushtuan rezultatin me golin e Guilherme 79′. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Tottenhami fitoi 5-0 ndaj Crvena zvezda. Klasifikimi […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

Shpëton Zidane/ Icardi, Di Maria dhe Mbappe fitojnë me “manita”

Publikuar

-

Janë mbyllur dy ndeshjet e Grupit A për javën e tretë të Champions League. Në Brugge, PSG-ja fitoi 0-5 ndaj vendasve të Club Brugge. Tre gola nga Mbappe dhe dy nga Icardi, ndërsa Di Maria dha 3 asiste. Në Stamboll, një gol i Toni Kroos 18′ i dha fitoren Realit kundër Galatasaray. Kjo fitore mban […]

LEXO TE PLOTE