Connect with Us

Juventusi di të fitojë edhe pa Ronaldon/ Balotelli debuton me humbje

Seria A

Juventusi di të fitojë edhe pa Ronaldon/ Balotelli debuton me humbje

Publikuar

-

Juventusi ka fituar 1-2 në Brescia në ndeshjen e luajtur në “Mario Rigamonti”, për javën e pestë të Serisë A.

Vendasit e nisën në mënyrë fantastike ndeshjen duke gjetur golin që në minutën e 4′, ku Alfredo Donnarumma dërgoi topin në rrjetë pasi një kundërsulmi të shpejtë.

Në minutën e 40′ erdhi barazimi i bardhezinjve me autogolin e Jhon Chancellor. Goli i avantazhit u shënua në minutën e 63 nga Miralem Pjanic. Boshnjaku dërgoi topin në rrjetë pas një goditjeje shumë të bukur nga jashtë zone.

Shifrat nuk ndryshuan deri në fund. Në këtë takim mungonte Cristiano Ronaldo për shkak dëmtimi, ndërsa për Brescian debutoi më në fund Mario Balotelli. Sulmuesi italian nuk la gjurmë në ndeshjen e tij të parë. Momentalisht, Juventusi kryeson me 13 pikë, ndeshjet e tjera të javës së pestë luhen nesër në darkë. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Seria A

Dikur e kërkonte gjithë bota/ Nuk e merrni me mend se te cili ekip ka përfunduar sot ‘ylli’ i madh i Milanit

Publikuar

-

Dikur cilësohej si e ardhmja e Milanit dhe e Italisë, por karriera e Hachim Mastour morri një rrjedhë të çuditshme. Kur Mastour ishte 14 vjeç ngjalli interesimin e shumë klubeve të mëdha si Juve, Barcelona, City dhe Real Madrid, pasi u bë i famshëm përmes videove në YouTube, ku demonstronte aftësitë e tij me topin. […]

LEXO TE PLOTE
" "

Seria A

Rikthim te Milan, apo tek Interi?/ Ibrahimovic sqaron të ardhmen e tij

Publikuar

-

Javën e fundit është përfolur shumë për një rikthim të Zlatan Ibrahimovic në Serie A, te një nga dy ekipet e Milanos. Interi e shikon suedezin si alternativën perfekte për të zëvendësuar Alexis Sanchez, i cili do të mungojë për një kohë të gjatë. Ndërsa Milani e shikon Ibra-n si njeriun e duhur të sulmit, […]

LEXO TE PLOTE
" "

Seria A

E trishtë/ Skuadra e njohur italiane nuk do të ekzistojë më pas 32 vitesh

Publikuar

-

Ekipi i njohur i Palermos nga ku kanë dalë shumë yje si Pastore, Cavani, Dybala, Miccoli etj, pas 32 vitesh histori nuk do të ekzistojë më. Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, gjykata e Palermos ka njoftuar sot falimentimin zyrtar të klubit të njohur, pasi Andrea Zamparini, djali i presidentit historik të këtij klubi, […]

LEXO TE PLOTE