Connect with Us

Liga e Kombeve me format të ri/ Ja në cilin divizion do të jenë Shqipëria dhe Kosova

Kombëtare

Liga e Kombeve me format të ri/ Ja në cilin divizion do të jenë Shqipëria dhe Kosova

Publikuar

-

Vetëm një vit zgjati Liga e Kombeve me formatin e saj të parë. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, i mbledhur të martën në Ljubjanë, vendosi që ta ndryshonte formatin e turneut për edicionin 2020/2021.

Në formatin e ri, divizionet A, B dhe C do të kenë nga 16 skuadra të ndara në 4 grupe, ndërsa divizioni D do të ketë 7 skuadra.

Kështu, në divizionin A do të luajnë Portugalia, Spanja, Holanda, Anglia, Zvicra, Belgjika, Italia, Bosnje-Hercegovina, Franca, Ukraina, Suedia, Polonia, Kroacia, Danimarka, Islanda dhe Gjermania, e cila shpëton nga rënia e një kategorie më poshtë pikërisht nga ndryshimi i formatit.

Ashtu si në edicionin e fundit, kampionët e secilit grup klasifikohen për fazën finale që do të luhet në qershor 2021; ndërsa të fundit e çdo grupi do të zbresin në divizionin B.

Shqipëria do të luajë në divizionin C, aty ku janë edhe Kosova, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bjellorusia, Gjeorgjia, Qipro, Estonia, Sllovenia, Lituania, Luksemburgu, Azerbajxhani, Armenia, Kazakistani dhe Moldavia.

Shorti për ndarjen e grupeve do të mbahet në Amsterdam, në 3 mars 2020.

*Marrë nga A2News.com

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Kombëtarja Shpresa nuk i reziston dot Anglisë, mundet me rezultat të thellë

Publikuar

-

Nga

Shqipëria U-21 u mposht edhe në sfidën e gjashtë në grupin 3 eliminator, të vlefshmë për fazën kualifikuese drejt Europianit për 21-vjeçarë Në takimin e luajtur në “Loro Boriçi” të Shkodrës, Anglia U-21 fitoi pastër me shifrat 0-3, duke dominuar në lojë dhe rezultat. Ishullorët zhbllokuan shifrat që në minutën e 22-të, me një gol […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Lajm i mirë/ Sulmuesi i kombëtares kthehet nga dëmtimi dhe nis stërvitjen

Publikuar

-

Nga

Lajme të mira për sulmuesin e Kombëtares, Armando Sadikun. Ditën e sotme, elbasanasi ka nisur nga stërvitja me ekipin e Malagas, teksa kishte pësuar një dëmtim së fundmi. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, është klubi i Malagas që përshëndet tifozët me një foto nga stërvitja e sotme, ku duket Sadiku që tashmë është rikthyer […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Ditë speciale për çunat e kombëtares, ja surpriza që ndodhi sot

Publikuar

-

Nga

Para se të niste stërvitja e ditës së sotme për Shqipërinë e drejtuar nga trajneri Edi Reja, lojtarët e Kombëtares dhe stafi teknik kanë përjetuar disa momente të veçanta teksa kanë pritur në kompleksin stërvitor disa vizitorë specialë. Bëhet fjalë për fëmijët me aftësi ndryshe. Përqafimet, buzëqeshjet dhe lojërat kanë qenë ato që kanë mbizotëruar […]

LEXO TE PLOTE