Connect with Us

Është në moshën e pensionit, por trajneri i njohur mund të befasojë botën e futbollit me klubin e ri

Premier Liga

Është në moshën e pensionit, por trajneri i njohur mund të befasojë botën e futbollit me klubin e ri

Publikuar

-

Shumë njerëz në moshën e tij zgjedhin të kalojnë kohë me familjet e tyre, të kujdesen për nipërit e mbesat, apo të bëjnë udhëtime në vende të ndryshme të botës. Të paktën kështu veprojnë shumë 70-vjeçarë, por ky nuk është rasti i Arsene Wenger.

Trajneri francez që mbush plot 70 vjeç më 22 tetor të këtij viti, ka shprehur dëshirën për t’ju rikthyer punës dhe të trajnojë një ekip të madh si Man. United. Pas 22 viteve në Londër si trajner i Arsenalit, Wenger u largua nga “Topçinjtë” në qershorin e vitit 2018, ndërsa tani kur ka kaluar rreth 1 vit e pak nga pushimet dhe është gati të rikthehet sërish në aksion.

“Pankina e Manchester United është ëndrra e çdo trajneri. Ose më saktë, për çdo trajner që ka kurajë dhe besim te vetja. Nuk janë aq keq sa mendojnë disa. Ka një grup lojtarësh që kanë nevojë të stërviten dhe të drejtohen si duhet. Me katër blerje mund të konkurrojë për çdo trofe”, u shpreh trajneri francez gjatë një interviste për “BeIN Sports”.

Man. United nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon dhe norvegjezi Ole Gunnar Solskajer duket se i ka ditët të numëruara. Ndaj, Wenger iu ka paraprirë të tjerëve dhe ua ka bërë të qartë që sot drejtuesve të “Djajve të Kuq” gatishmërinë e tij për të marrë drejtimin e stolit të tyre. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

De Gea drejt largimit, Manchester United i gjen pasuesin

Publikuar

-

Nga

Pavarësisht rënies në formën e tij, portieri i Mançester Junajtid David De Gea këmbëngul se dëshiron të vazhdojë të luajë me “Djajtë e Kuq”. Vitin e ardhshëm, gardiani spanjoll bën plot 10 vite që kur mbërriti në Mançester nga Atletiko Madridi. Megjithëse gjatë kësaj periudhe kanë qarkulluar shumë lajme se drejtuesit e Mançesterit po mendojnë […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

E bujshme/ Thomas Strakosha pranë transferimit te Lazio

Publikuar

-

Nga

Chelsea është duke bërë përpjekje për transferimin e një portieri për ta zëvendësuar spanjollin Kepa Arrizabalaga. Shumë portierë janë në listën e klubit londinez, por vetëm njëri nga ta do të transferohet në Stamford Bridge. Megjithatë, dy gjermanët  janë primarë, por që të dy janë thuajse të paarritshëm. Chelsea ka kthyer sytë tek portierë të […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Klopp kontakton babain e Mbappe, gati transfrimi i bujshëm

Publikuar

-

Nga

‘Reds’ janë gati për lëvizjen e madhe. Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka folur me babën e Kylian Mbappe, duke shfaqur interesimin e tij për ylllin e PSG. Klopp i ka bërë të ditur prindit të lojtarit se Liverpool janë të interesuar për shërbimet e Mbappe. ‘Le10Sport’ konsideron se ‘Reds’ po përdorin këtë si taktikë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: