Connect with Us

Ky Milan është për turp, mundet edhe nga Torino/ Nuk do ta besoni në cilin vend renditet tani

Seria A

Ky Milan është për turp, mundet edhe nga Torino/ Nuk do ta besoni në cilin vend renditet tani

Publikuar

-

Milani nuk arrin të reagojë pas humbjes në derbi me Interin, pasi humbet dhe në fushën e Torinos me rezultatin 2-1. Një takim me dy fytyra për skuadrën e Marco Giampalos, pasi zhvillon një pjesë të parë mjaft mirë, ndërsa dështon krejtësisht në të dytën.

Kuqezinjtë e nisën mjaft mirë sfidën, madje gjetën shumë shpejt golin e avantazhit me anë të sulmuesit Piatek. Polaku shënoi nga një penallti në të 18′. VAR-i ndërhyri dhe la në fuqi veprimin e gjyqtarit, sulmuesi kryesor i “Djallit” nuk gaboi. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Torino reagoi mjaft mirë në të dytën dhe u vërsul me shumë presing. Belotti arriti të bënte mrekullinë duke shënuar dy herë për të përmbysur gjithçka. Goli i parë erdhi në minutën e 72′, pas një krosimi drejt zonës. Sulmuesi shmang mbrojtësin dhe me një goditje të fortë gjen të papërgatitur Donnarummën që e shtyn drejt portës.

Pesë minuta më vonë realizon dhe golin e dytë duke shënuar me roveshatë. Futje e topit drejt zonës, Donnarumma reagon mirë, por kapiteni kthehet duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Reina tërbohet dhe del me të kuqe nga stoli, ndërsa Piatek bëri një gafë duke humbur një top vetëm 1 metër larg portierit. Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund. Pas 5 javëve, Milani renditet në vendin e 13-të me 6 pikë, shumë larg pritshmërive.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: