Connect with Us

Me një shifër qesharake/ Federata spanjolle dënon Barcelonën për transferimin e Griezmann

La Liga

Me një shifër qesharake/ Federata spanjolle dënon Barcelonën për transferimin e Griezmann

Publikuar

-

Federata spanjolle e futbollit ka dënuar Barcelonën për transferimin e Antoine Griezmann nga Atletico Madrid me një gjobë qesharake për 300 euro.

Katalanasit transferuan gjatë merkatos verore kampionin e botës nga Atletico Madrid për 120 milionë euro, por marrëveshja u komplikua për shkak të klauzolës së tij.

Griezmann kishte një klauzolë largimi nga Atletico Madrid për 200 milionë euro që ishte e vlefshme deri më datën 1 korrik. Pas kësaj date klauzola e francezit ishte 120 milionë euro, aq sa pagoi Barcelona.

Griezmann u transferua zyrtarisht te Barcelona më 13 korrik, por klubi madrilen akuzon atë katalanas se marrëveshja me lojtarin është arritur para datës 1 korrik, duke kërkuar kështu edhe 80 milionë euro të të tjera.

Ndërkohë, sot ka ardhur vendimi i Federatës spanjolle ku Barcelona dënohet vetëm me 300 euro me arsyetimin se klubi katalanas nuk ka përmbushur disa kritere të transferimit, por nuk u arrit të provohej se Barça dhe Griezmann kishin firmosur marrëveshjen, që në muajin mars, ashtu siç pretendon Atletico Madrid. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Messi me shokë bëjnë gjestin e madh, pranojnë uljen e rrogës me 70%

Publikuar

-

Klubet e futbollit ndodhen në krizë financiare dhe një ndihmë pritet të vijë nga ulja e pagave të futbollistëve. Juventusi dha një shembull pozitiv dhe lojtarët gjeten një akord me drejtuesit për të ulur katër rrogat e marsit, prillit, majit dhe qershorit. Plot 90 milion euro do kursejnë bardhezinjtë. Solidarizim për gjendjen e vështirë të […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Neymar ose Lautaro? Mediat spanjolle japin lajmin e madh për Rey Manajn

Publikuar

-

Nga

Kjo periudhë e pushimit të gjatë për shkak të Koronavirusit dukej se do të ndikonte dyfish negativisht për Rei Manajn. Përveç stresit dhe terrorit të përjetuar në Spanjë gjatë këtyre kohëve, ashtu si të gjithë të tjerët, u mendua se Manajt do i fluturonte mundësia për debutimin e shumëpritur te katalanasit. Kjo pasi ky pushim […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Zbulohet prapaskena e bujshme, Messi dhe Ronaldo mund të ishin shokë skuadre te… Barcelona

Publikuar

-

Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo rivalizojnë prej vitesh me njëri-tjetrin se kush është futbollisti më i mirë në planet. Të dy lojtarët kanë arritur suksese të jashtëzakonshme dhe rrallëkush ia ka dalë të qëndrojë për më shumë se një dekadë në nivele të larta. Merkato dhe transferimet e lojtarëve vendosen edhe nga detaje të vogla, […]

LEXO TE PLOTE