La Liga
Valverde flet për dëmtimin e Messit dhe tregon sa kohë do të mungojë

Në konferencën e sotme për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Getafe, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, u ndal edhe te dëmtimi i Messit.
“Unë nuk e di se sa kohë ai mund të qëndrojë pushim. Shpresojmë që të bashkohet së shpejti me ekipin. Nuk është diçka serioze, është një zgjatje e vogël dhe ndaj presim që Leo të jetë gati shumë shpejt”, tha trajneri i katalanasve.
Kujtojmë se Messi i sapo rikthyer nga dëmtimi në ndeshjen e mesjavës ndaj Villareal, ndjeu shqetësim në këmbën e majtë dhe u zëvendësua direkt nga Valverde, për të mos rrezikuar më shumë. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania