Connect with Us

Zbarkon te Vllaznia mbrojtësi që ndali Salah: Ja kush ma sugjeroi Shkodrën

Sport

Zbarkon te Vllaznia mbrojtësi që ndali Salah: Ja kush ma sugjeroi Shkodrën

Publikuar

-

Ualusimbi Godfrej është bashkuar dje me ekipin e Vllaznisë. Pas disa javësh pritjesh, ugandezi që ka mbi supe mbi 103 ndeshje me ekipin kombëtar të vendit të tij, dje është bashkuar në stërvitjen e pasdites me skuadrën shkodrane. Ka qenë vetë trajneri Jonuz që ka prezantuar para ekipit lojtarin me të cilin disa minuta ka bashkëbiseduar për formën e tij.

Ai për më shumë se një javë ka qëndruar në Egjipt për t’u pajisur me vizën shqiptare dhe më pas ka arritur që të bashkohet me kuqeblutë. Ai do të jetë deri në fund të këtij sezoni me Vllazninë. Pavarësisht 30 viteve që ka mbi supe, ugandezi në intervistën ekskluzive për “Panorama Sport”, është shprehur se Vllazninë kërkon ta shfrytëzojë si trampolinë për të treguar vlerat e tij. Po ashtu, ai synon që të shkojë me këtë skuadër sa më lart. Ai ka folur edhe për emocionet që ka ndierë kur përballë ka pasur emra të mëdhenj si Mohamed Salah, të cilin e ka mundur 1-0 me kombëtaren e Ugandës në kualifikueset e Botërorit 2018.

Duke ju uruar mirëseardhjen, doja t’ju pyesja pse zgjodhët pikërisht Vllazninë për të vijuar karrierën tuaj?

Kam menduar se është një ekip shumë i mirë. Kam dëgjuar shumë për këtë skuadër dhe kam menduar se prej këtu mund të ekspozohem në klube të rëndësishme europiane. Pra, mund të jetë një mundësi e mirë për të pasur oferta edhe më të mira për të ardhmen.

U bë kohë që ju presin në Shkodër, kaq e vështirë ishte të merrnit një vizë?

Më është dashur që të pres gjatë. Nuk di sesi janë gjërat, por mua më kanë vonuar për këtë gjë. Çfarë dini për Vllazninë? Unë e kam dëgjuar disa vite më parë emrin e Vllaznisë. Më ka folur ish-trajneri im, Ze Maria, si për Tiranën, e po ashtu edhe për ekipin e Vllaznisë. Më ka folur shpesh për të dyja klubet. Kam marrë vesh se janë dy skuadrat më me traditë dhe me shumë ambicie.

Dikur ju ka dashur Ze Maria te Tirana, pse nuk u bë ky transferim?

Kam pasur një kontratë të gabuar te klubi i mëparshëm. Kisha firmosur gabim. Për Tiranën ishte e pamundur të përballonte kushtet që kishte ajo kontratë, prandaj nuk arrita që të isha pjesë e saj.

E keni ndjekur ekipin në këto 5 javë dhe çfarë pretendimesh keni nga kjo aventurë?

Nuk e kam ndjekur vizualisht, por kam mësuar se ecurinë nuk e ka të keqe, paçka se jo të gjithë gjërat mund të jenë në rregull. Unë mendoj se nëse skuadra do të tregojë shpirt në lojë dhe do të luajë fort, ne në fund të sezonit do ta shikojmë Vllazninë në vendet e kreut të tabelës. Drejtuesit më kanë informuar për këtë gjë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: