Premier Liga
Man. City bën detyrën dhe ndjek këmba-këmbës Liverpoolin

Man. City ka fituar 1-3 në “Goodison Park” kundër vendasve të Evertonit. “Qytetarët” gjetën golin e parë në minutën e 24′ me Gabriel Jesus. Braziliani shënoi me kokë pas një asisti magjik të belgut De Bruyne.
https://twitter.com/i/status/1177990683157774337
Vendasit gjejnë golin e barazimit me Calvert-Lewin në minutën e 33′. Me shifrat 1-1 mbyllet pjesa e parë. Në pjesën e dytë djemtë e Guardiolës shënuan dy herë të tjera duke marrë një fitore tepër të rëndësishme.
Riyad Mahrez shënoi golin e avantazhit në minutën e 70′, pas një goditjeje perfekte dënimi.
King Mahrez Thank You pic.twitter.com/I4hORSbm6K
— Kun Faheem (@Faheemzzz) September 28, 2019
Ndërsa pak minuta para fundit Raheem Sterling shënoi golin e tretë dhe të qetësisë. Ky ishte goli i 100-të i karrierës në të gjithë kompeticionet për 24-vjeçarin anglez.
Still trying to understand how Sterling missed this sitter 😩🤦♂️#EVEMCIhttps://t.co/VyjDPtB9EW
— ɢᴇʀᴀʟᴛ ᴏꜰ ʀɪᴠɪᴀ 🇳🇬 (@theCyberNewt) September 28, 2019
Pas kësaj ndeshjeje, City renditet i dyti me 16 pikë, 5 më pak se Liverpooli i vendit të parë. /CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Shënoi sërish me Liverpoolin, Shaqiri: Ndihem i freskët, ja cila është ëndrra ime
“Ishte një fitore shumë e bukur dhe merituar. Origi ishte fantastik. Arritëm një rekord për klubin, por titulli nuk është vendosur ende. Nuk kemi fituar...

Guardiola lë nam në konferencën për shtyp, por mund të jetë sinjal i mirë për Bayernin
Man. City fitoi mbrëmë 4-1 në transfertë ndaj Brighton për javën e 15-të të Premier League dhe në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Pep Guardiola...