Connect with Us

Ngec Dortmundi/ Rashica me shokë i bëjnë nder të madh Bayernit

BundesLiga

Ngec Dortmundi/ Rashica me shokë i bëjnë nder të madh Bayernit

Publikuar

-

Dortmundi ka dalë vetëm me një pikë nga takimi i sotëm kundër Werder Bremen, i luajtur në “Signal Iduna Park”, që përfundoi në shifrat 2-2.

Ndeshja filloi në mënyrë të vrullshme me dy gola që në minutat e para. Miqtë kaluan të parët në avantazh me golin e shënuar nga Milot Rashica. Ylli i Kosovës i sapo rikthyer nga dëmtimi mori topin brenda zonës dhe mposhti pa asnjë problem portierin e verdhezinjve.

Reagimi i të zotëve të shtëpise erdhi direkt pas barazuan shifrat më Mario Gotze. Vendasit gjetën golin e avantazhit me Reus në minutën e 40′. Me shifrat 2-1 u mbyll pjesa e parë.

Në minutën e 55′, miqtë barazuan shifrat me anë të Marco Friedl. Edhe pse patën shumë minuta në dispozicion, Dortmundi nuk arriti dot të ndryshonte shifrat.

Rashica me shokë i bëjnë në këtë mënyrë një nder të madh Bayernit duke ndalur një rival direkt si Dortmundi. Bavarezët fituan 3-2 ndaj Paderborn dhe kryesojnë të vetëm me 14 pikë. Ndërsa Dortmundi gjendet në vendin e shtatë me 11 pikë. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

E pranon vetë legjenda Miroslav Klose/ Ai është dhjetë herë më i mirë se unë

Publikuar

-

Sulmuesi i Bayern Munich dhe Polonisë, Robert Leëandoëski, e ka nisur me shifra të frikshme sezonin e ri. 31-vjeçari ka shënuar 18 gola në këto javë të para me klubin dhe kombëtaren. Një ecuri për të cilën polaku ka marrë edhe komplimentet e njërit që e njeh shumë mirë “zanatin” e shënimit të golave. Ai […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Ylli i Bayernit tregohet besnik/ E mbyll karrierën këtu

Publikuar

-

Bayern Munchen mbetet gjithmonë një nga kundërshtarët më të rrezikshëm. Rrëzimi i tyre nga froni në Bundesligë është një mision pothuajse i pamundur, por klubi bavarez ka pretendime edhe në Evropë. Champions League mungon në Mynih prej vitit 2013 dhe fitorja e thellë 2-7 në Angli përballë Tottenhamit tregoi se gjermanët e kanë marrë seriozisht […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Bayerni i prish punë Realit dhe Juves, hyn në garë për futbollistin më të kërkuar në merkato

Publikuar

-

Kontrata aktuale e Christian Eriksen me Tottenhamin mbaron në qershor të vitit 2020, danezi nuk ka pranuar rinovimin duke shprehur dëshirën për t’u larguar nga “Gjelat” pas 6 sezonesh ku u transferua nga Ajaxi. Për të mos dalë i humbur, klubi londinez ka vendosur ta nxjerrë 27-vjeçarin në shitje në merkaton e janarit, duke zgjuar […]

LEXO TE PLOTE