Connect with Us

Vdekja e futbollistit spanjoll/ Familjarët do të denoncojnë portierin e njohur

La Liga

Vdekja e futbollistit spanjoll/ Familjarët do të denoncojnë portierin e njohur

Publikuar

-

Aksidenti që i kushtoi jetën qershorin e kaluar Jose Antonio Reyes-it dhe kushëririt të tij Jonathan vazhdon të shkaktojë polemika. Policia spanjolle po heton akoma shkaqet e aksidentit fatal, por në Spanjë vazhdojnë të flasin për deklaratat e Santiago Canizares.

Ish-portieri i Real Madrid dhe Valencia-s ka shprehur pakënaqësinë e tij në lidhje me homazhet që i janë bërë ish-shokut të tij të kombëtares, i cili, siç kanë zbuluar hetimet, po udhëtonte mbi normën e lejuar të shpejtësisë. Tani, sipas Espejo Publico, mesazhi i postuar nga 49-vjeçari në Twitter mund t’i kushtojë atij një denoncim.

“T’i japësh makinës mbi normat e lejuara të shpejtësisë është diçka që duhet ndëshkuar. Dhe në atë aksident ka patur edhe viktima të tjera, përveç shoferit. Reyes nuk meriton homazhe si të ishte një hero. Kjo nuk do të thotë se nuk më vjen keq për atë që ka ndodhur dhe unë do të lutem për shpirtin e tyre. Ajo që nuk mund të tolerohet, janë ata që mund të lumturohen nga kjo që ka ndodhur”.

Një mesazh i publikuar në rrjetet sociale që, pavarësisht fjalëve të fundit, nuk është pëlqyer aspak nga familja. Që tani po mendon të ndjekë rrugën ligjore. “Jam shumë i zemëruar me Canizares, kur të na vijë raporti përfundimtar i policisë mendoj ta denoncoj”, ka thënë Jesus Reyes, vëllai i futbollistit të ndjerë.

Nëse hetimet do të tregojnë se aksidenti nuk është shkaktuar nga shpejtësia e lartë (sipas raportit fillestar ka qenë mbi 200 km/h në momentin e përplasjes), familja Reyes mund ta dërgojë me t ë vërtetë në gjyq ish-portierin.

Gjithsesi, asnjë polemikë nuk do ta kthejë mbrpasht ish-yllin e Arsenal-it, Real-it dhe Sevilla-s…

*Marrë te Telesport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Lajm i keq, rikthimi i La Ligës duket i pamundur

Publikuar

-

Nga

Nëse Bundesliga po bëhet gati të kthehet në fushë, e Seria A shpreson që shumë shpejt të ketë dritën e gjelbër, në Spanjë nuk janë edhe aq të sigurt se mund të luajnë këtë sezon. Ministri i Shëndetësisë, Salvador Ijia, ka shpjeguar se nuk mund të shprehet për momentin rreth kësaj teme, pasi futbolli nuk […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Qëndroi vetëm një vit, por ishte i pamëshirshëm për kundërshtarët/ Shijoni 47 golat e fenomenit me fanellën e Barcelonës

Publikuar

-

Nga

Adhuruesit e vjetër të Barcelonës ende vazhdojnë ta kujtojnë me mall brazilianin Ronaldo. Legjenda braziliane qëndroi vetëm një vit në Camp Nou, kur Barcelona e transferoi në vitin 1996 nga PSV Eindhoven për 15 milionë euro. Por në vitin e tij të vetëm në kataluni, Ronaldo shkëlqeu duke treguar se është një nga sulmuesit më […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

La Liga pa tifozë deri në vitin 2021

Publikuar

-

Nga

Në pjesën më të madhe të Evropës skuadrat kanë filluar apo po mendojnë të rinisin stërvitjet, për t’u rikthyer në fushë dhe vazhdojnë pjesën e mbetur të sezonit. UEFA ka mbështetur idenë e rikthimit të futbollit, duke u kërkuar federatave që të përfundojnë sezonin të paktën deri në fund të korrikut, dhe muaji gusht të […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: