Connect with Us

Sot do të jenë kundërshtarë/ Bayerni e ka emrin e tij të parin në listë për merkaton e ardhshme

BundesLiga

Sot do të jenë kundërshtarë/ Bayerni e ka emrin e tij të parin në listë për merkaton e ardhshme

Publikuar

-

Tottenhami do të presë sot Bayernin në fushën e tij në ndeshjen e dytë në Champions League. Pritet të jetë një ndeshje e bukur dhe me gola, duke ditur lojën që bëjnë të dy ekipet. Në sulm do të jetë një duel i fortë mes Harry Kane dhe Robert Lewandowski, dy lojtarë vendimtarë për ekipet e tyre.

Mediat gjermane zbulojnë se është pikërisht Harry Kane objektivi i madh i bavarezëve për merkaton e verës së ardhshme. Karl Heinz Rummenigge e shikon bomberin anglez si të vetmin përforcim që mund të bëjë diferencën në sulm dhe të krijojë një dyshe ëndrrash me polakun. Do të jetë një operacion shumë i vështirë, pasi presidenti i “Gjelave”, Daniel Levy e vlerëson Kane diku te 250 milionë euro.

Edhe trajneri i Bayernit u shpreh me fjalë të mëdha për sulmuesin anglez. “Kane është fantastik, e tregon veten çdo javë në Premier League. Nuk ka asgjë, që ai nuk mund ta bëjë”, tha Kovac. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Frikë nga coronavirus/ Bayern Munich vendos dy kushte të rrepta për lojtarët

Publikuar

-

Edhe Bayern Munchen merr masa ndaj koronavirusit. Drejtuesit e klubit bavarez i kanë kërkuar lojtarëve që të evitojnë dhënien e autografeve dhe bërjen e fotove me fansat e shumtë. Tifozët mund të vazhdojnë të jenë të pranishëm në stërvitje, klubi nuk ka vendosur t’ua heqë këtë kënaqësi, por kontakti mes lojtarëve dhe tifozëve do të […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Pas fitores së thellë në Londër, Bayerni merr lajmin e hidhur/ Humbet liderin kryesor të ekipit

Publikuar

-

Bayern Munich ka marrë një lajm që duket se ka sfumuar disi gëzimin e fitores 0-3 ndaj Chelseat mbrëmjen e kaluar. Sipas raportimeve të fundit, është konfirmuar se Robert Lewandowski do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 4 javë për shkak dëmtimi. Sulmuesi ka pësuar një dëmtim në gju. Kështu, polaku do të humbasë […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Shkëlqeu ndaj Chelseas, Bayerni i bën “dhuratë” rinovimin deri në vitin 2025

Publikuar

-

Bayern Munchen e ka një yll të momentit dhe ai është Alphonso Davies. Paraqitjet e kanadezit kanë qenë mbresëlënëse, sidomos në ndeshjen e fundit ndaj Chelseat, ku ishte vërtet spektakolar. Pikërisht këto paraqitje, duket se kanë bindur drejtuesit gjermanë që të blindojnë djaloshin 19-vjeçar. Sipas raportimeve të fundit, Bayern ka gati rinovimin për Davies, me […]

LEXO TE PLOTE