Connect with Us

Ylli i Bayernit zbulon fëmijërinë e vështirë/ Babai iku sepse nuk na donte

BundesLiga

Ylli i Bayernit zbulon fëmijërinë e vështirë/ Babai iku sepse nuk na donte

Publikuar

-

Mbrojtësi i Bayern Munich, Lucas Hernandez, në një intervistë të fundit për “Goal” dhe “DAZN” ka treguar detaje nga fëmijëria e vështirë që ai ka kaluar së bashku me të vellanë e tij, Theo Hernandez, i cili luan për Milanin.

Ylli francez zbulon se babai i tyre është larguar kur ai ishte vetëm 5-6 vjeç dhe vëllai i tij 3-4 vjeç. Që nga ajo ditë ai nuk është bërë më i gjallë dhe nuk dihet më asgjë për të.

“Unë jam 23 vjeç tani dhe kam qenë diku te 5-6 vjeç kur ai u largua. Kanë kaluar 16-17 vjet nga ikja e tij dhe ne nuk dimë asgjë. Ne kurrë nuk e kemi kuptuar përse u largua ai. Ne u rritëm me nënën. Ajo jetoi, punoi dhe na dha gjithçka neve. Nuk na mungonte asgjë”.

“Kur isha i vogël mendoja shumë për arsyen pse ai iku, ndërsa tani e kam shumë të qartë. Ai iku sepse nuk na donte dhe nëse nuk na donte atëherë ishte më mirë që të largohej. Tani nuk e di nëse është gjallë apo jo”.

“Asnjëherë nuk jam përpjekur ta kontaktoj atë. Sigurisht, kur isha i ri, kam menduar se ku mund të ishte ai dhe do të dëshiroja të dija më shumë për të. Sidoqoftë, sa më shumë kohë që kalon, aq më pak është pjesë e mendimeve të mia” tregoi Hernandez.

23-vjeçari francez pasi fitoi Kupën e Botës me Francën dhe ishte një nga protagonistët kryesorë, u transferua nga Atletico Madrid te Bayern për 80 milionë euro. Në ndeshjet e para për bavarezët në këtë fillim sezoni ka bërë mjaft mirë. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

VIDEO/ Stërvitje e veçantë për Tomas Myler, e ndjek nga mbrapa një … kalë

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Tomas Myler është mjaft i njohur për tipin e tij mjaft sportiv, teksa herë pas here poston foto dhe video të shumta gallatë dhe që bëjnë ta duan më shumë fansat. Vetëm pak ditë më parë klubi i Bajernit i rinovoi kontratën deri në vitin 2023 Mylerit, i cili është […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

“Ndoshta mund të rikthehem”, ish-futbollisti i Bayernit pendohet që u largua

Publikuar

-

Nga

Vetëm një vit pasi vendosi të varë këpucët në gozhdë, ish-sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Arjen Roben nuk është i bindur krejtësisht për zgjedhjen e bërë dhe po shqyrton mundësinë të rikthehet në fushën e blertë. Holandezi u largua nga futbolli në fund të sezonit të kaluar, pas një karrierë 10 vjeçare me Bajernin, si […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Ministria e Punës në Gjermani: Të luhet futboll me maskë, ndalet loja nëse bie në tokë

Publikuar

-

Nga

Gjermania është vendi i cili e ka marrë me seriozisht idenë e kthimit në fushën e lojës për të mbyllur kampionatet profesioniste në vend. Skuadrat në Gjermani prej javësh janë stërvitur individualisht e tani edhe në grup, pasi synimi është që të zbresin në fushë më 9 maj. Por shteti po tregohet shumë i kujdesshëm […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: