Connect with Us

Vëllai i yllit të Napolit lëshon akuzën e fortë/ Ancelotti nuk ka b… të thotë të vërtetën

Seria A

Vëllai i yllit të Napolit lëshon akuzën e fortë/ Ancelotti nuk ka b… të thotë të vërtetën

Publikuar

-

Atmosfera në shtëpinë e Napoli-t nuk është aspak e mirë. Barazimit zhgënjyes pa gola të marrë në Champions League kundër Genk, i është shtuar edhe çështja Insigne. Kapiteni i “axurrëve” nuk është aktivizuar nga Ancelotti “për zgjedhje teknike”. “Nuk më është dukur mirë në stërvitje”, ka qenë shpjegimi i teknikut.

Ndërkohë, sot ka ardhur reagimi i vëllait të sulmuesit, Antonio, i cili ka postuar një fotografi të Lorenzo-s në Instagram, duke shkruar: “Nuk ka as bythë të thotë të vërtetën… një gol ose një asist çdo 63 minuta… po, nuk ishte mirë në stërvitje”. Postimi është hequr më pas.

Antonio Insigne ka sqaruar më pas për CalcioNapoli24Live se: “Ka qenë një shpërthim i momentit nga ana ime. Mendoj se askush nuk e priste këtë përjashtim. Të vërtetën nuk e di as unë, vëllai im nuk më ka dhënë shpjegime dhe na ka thënë se ishte një zgjedhje teknike”.

“Shpërthimi im ka ardhur nga fakti se nuk besoj se është një situatë që ka lidhje me formën e Lorenzo-s. Të dhënat thonë se ai shënon një gol ose jep një asist çdo 63 minuta. Nuk doja të drejtoja gishtin ndaj askujt, ka qenë vetëm një shfryrje”.

“Lorenzo ka thënë gjithmonë se është në dispozicion të skuadrës dhe kërkon të japë maksimumin në çdo pozicion që aktivizohet. Vëllai im ëndërron të fitojë kampionatin me këtë fanellë. Ai nuk ka ndërmend të largohet, sepse është një tifoz i Napoli-t”.

Marrë te Telesport.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: