Connect with Us

Neuer apo Ter Stegen?/ Trajneri i Gjermanisë merr vendimin surprizë për ndeshjet e radhës

Sport

Neuer apo Ter Stegen?/ Trajneri i Gjermanisë merr vendimin surprizë për ndeshjet e radhës

Publikuar

-

Joachim Low ka arritur të rinovojë një pjesë të mirë të kombëtares gjermane, por sërish ka probleme brenda grupit dhe më i fundit që ka dalë në sipërfaqe, ka qenë ai mes portierëve Oliver Neuer dhe Andre Ter Stegen.

Ky i fundit ka shprehur hapur pakënaqësinë që titullar luan gjiganti i Bayernit të Mynihut, pasi pretendon se gëzon një formë shumë më të mirë dhe se meriton të luajë nga fillimi, jo ta nisë ndeshjen nga stoli.

Debati në distancë mes palëve arriti kulmin dhe në çështje u përfshi edhe klubi i Bayernit të Mynihut, që dërgoi një mesazh të qartë për Low, se nuk do të lejojë asnjë futbollist bavarez të shkojë në kombëtare, nëse Neuer ulet në stol.

Për ndeshjet e radhës në tetor, ndaj Estonisë për eliminatoret e Euro 2020-ës dhe ndaj Argjentinës në miqësore, Low ka ftuar të dy portierët dhe duket se ka marrë vendimin që ata të alternohen në portë.

Kështu është vendosur që ndaj Estonisë titullar të jetë Manuel Neuer, ndërsa në miqësoren ndaj “albiçelestëve” mes shtyllave të luajë Ter Stegen, që do të ketë një tjetër shans të tregojë se është në formë më të mirë se portieri i Bayernit.

“Kemi rënë dakord me Ter Stegen, që të luajë titullar në miqësoren ndaj Argjentinës, që do të zhvillohet më datën 10 tetor, ndërsa 3 ditë më vonë ndaj Estonisë, do të luajë Neuer”, tha Joakim Low në konferencën për shtyp gjatë prezantimit të listës së të grumbulluarve.

*Marrë te Supersport.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Pas “Topit të Artë”, Modric fiton një tjetër trofe të rëndësishëm

Publikuar

-

Luka Modric fitoi çmimin “Golden Foot 2009”, një çmim që jepet për futbollistët mbi 29 vjeç, karriera e të cilit ka qenë shumë e suksesshme. Lojtari i Real Madrid udhëtoi drejt Monacos për të marrë këtë çmim prestigjioz që e riafirmon atë si një nga lojtarët më të mirë të futbollit të kohëve të fundit. […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

E bujshme/ Elseid Hysaj futbollisti i ri i Norwich në Premier League

Publikuar

-

Nga

Elseid Hysaj duket se do të largohet nga Napoli. Për mbrojtësin shqiptar, ka pasur interes nga shumë skuadra, përfshirë këtu Chelsea dhe Tottenham, por asgjë nuk u konkretizua. Këtë muaj janar, Hysaj me shumë gjasa do të transferohet në Angli, por te skuadra e Norwich City. Këtë gjë, e ka bërë të kryer familjar i […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Plas te kombëtarja, Taulant Xhaka refuzon ftesën e Edi Rejës

Publikuar

-

Nga

Një tjetër kapitull i shtohet sagës “Xhaka” në përfaqësuesen shqiptare. Mesfushori mendohej se do të kthehej përsëri protagonist me fanellën kuqezi, por ai ëhst ëbërë protagonist në një mënyrë tjetër, pasi nuk është paraqitur në grumbullimin e përfaqësueses edhe pse pritej nga stafi kuqe VIP Sport ka marrë konfirmimin nga stafi pranë kombëtares se Xhaka […]

LEXO TE PLOTE