Connect with Us

Bayerni turpërohet në shtëpi/ Dortmundi kënaqet me një pikë

BundesLiga

Bayerni turpërohet në shtëpi/ Dortmundi kënaqet me një pikë

Publikuar

-

Rezultate surprizë në javën e 7 të Bundesligës. Bayerni është mundur 1-2 në shtëpi nga Hoffenheim. Pjesa e parë në “Allianz Arena” u mbyll në barazim të bardhë. Në minutën e 54′ miqtë zhbllokojnë rezultatin me golin e Sargis Adamyan.

Në minutën e 73′, i përhershmi Lewandowski gjen rrjetën, pas asistit të Muller. Kur pritej goli i avantazhit i Bayernit, ishin sërish miqtë që kaluan në avantazh po me autorin e golit të parë, Adamyan. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Në ndeshjen tjetër, Dortmundi edhe pse kaloi dy herë në avantazh ndaj Freiburg, në fund doli me vetëm një pikë.

Verdhezinjtë shënuan të parët në minutën e 20′ me Witsel, Freiburg barazoi shifrat me Waldschmidt në minutën e 55′. Në 67′, mbrojtësi Achraf Hakimi shënon golin e dytë për Dortmundin, ndërsa një autogol i Akanji në fund të ndeshjes i hoqi fitoren nga duart verdhezinjve.

Përsa i përket klasifikimit, Bayerni dhe Dortmundi udhëheqin me nga 14 pikë. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Video: Fitore spektakolare e Dortmundit/ Ky 19-vjeçar çudit botën

Publikuar

-

Dortmundi e ka nisur vitin 2020 me një fitore spektakolare 3-5 në transfertë ndaj Augbsburg. Protagonisti kryesor i këtij takimi ishte 19-vjeçari, Erling Haaland, i transferuar merkaton e janarit për 45 milionë euro nga Salzburg. Deri në minutën e 55′, Augsburgu po udhëhiqte 3-1. Në minutën e 56′, Favre aktivzion norvegjezin Haaland dhe aty fillon […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Video: 19-vjeçari i Dortmundit i magjeps të gjithë, shënon golin e parë pas 3 minutash lojë

Publikuar

-

Augsburgu dhe Dortmundi po dhurojnë një ndeshje spektakolare për javën e 18-të të Bundesligës. Deri në minutën e 55′, vendasit po kresonin 3-1. në minutën e 56′, trajneri i Dortmundit, Favre, largon Piszczek dhe fut Erling Haaland, 19-vjeçarin norvegjez i cili u ble në merkaton e janarit për një shumë totale rreth 45 milionë euro. […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

“Nuk ishte njerëzor”, mbrojtësi sulmon ashpër Besnik Hasin

Publikuar

-

Nga

Besnik Hasi është duke kaluar një moment të mirë në karrierë, teksa po lufton për titullin në Arabinë Saudite me skuadrën e tij të Al Raedit. Ndërkohë një nga periudhat më të këqija dhe për t’u harruar sa i përket teknikut shqiptar, është ajo në Poloni. Pikërisht në periudhën kur do të drejton Legian e […]

LEXO TE PLOTE