Connect with Us

Gafa, penallti dhe kartona të kuq/ Milani fiton me shumë vuajtje ndaj Genoas

Seria A

Gafa, penallti dhe kartona të kuq/ Milani fiton me shumë vuajtje ndaj Genoas

Publikuar

-

Pas 3 humbjeve rresht, Milani është rikthyer te fitorja në Serie A. Kuqezinjtë kanë fitur 1-2 ndaj Genoa në “Luigi Ferraris”. Një ndeshje ku pati gafa, kartona të kuq dhe penallti. Vendasit shënuan të parët në minutën e 40′ me Lasse Schone. Ish-ylli i Ajaxit dërgoi topin në rrjetë nga goditja e dënimit pas një gafe qesharake të Pepe Reina.

Milani e nis mjaft mirë pjesën e dytë duke shënuar 2 gola në 4 minuta. Fillimisht me Theo Hernandez 52′ dhe në 56′ me Franck Kessie nga penalltia.

Vendasit mbeten me 10 lojtarë, pasi Biraschi del me karton të kuq. Në minutën e 80′ mbrojtësi i Milanit, Davide Calabria, gabon në mbrojtje dhe merr kartonin e dytë të verdhë.

Në minutat shtesë, Genoa pati mundësinë e artë të barazonte shifrat, por Lasse Schone gaboi nga pika e bardhë e penalltisë që u prit nga Reina.

Me fitoren e sotme, Marco Giampaolo që rrezikonte shkarkimin mund të marrë frymë lirisht, të paktën deri në ndeshjen e radhës. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Seria A

Nuk i do më milionat e Kinës/ Futbollisti i njohur kërkon rikthimin në Europë

Publikuar

-

Marek Hamsik është lodhur pas vetëm një viti nga aventura e tij në Kinë. Ish-kapiteni i Napolit, aktualisht pjesë e Dalian Yifang, skuadër që drejtohet nga spanjolli Rafael Benitez, nuk ndihet më i lumtur në kontinentin aziatik dhe po mendon seriozisht rikthimin në Europë. As milionat e shumta që po merr në Kinë nuk kanë […]

LEXO TE PLOTE
" "

Seria A

Video/ Ronaldo lë me “gisht në gojë” gazetarët në konferencën e shtypit

Publikuar

-

Cristiano Ronaldo ka dalë në konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes në Champions League ndaj Lokomotiv Moskës. Portugezi është pyetur për gjithçka, për 701 golat në karrierë, për marrëdhënien me Sarrin, objektivat me Juventusin, “Topin e Artë”, të ardhmen, për gjithçka tjetër përveç kundërshtarit të nesërm në Champions League, Lokomotiva e Moskës. Sigurisht, që […]

LEXO TE PLOTE
" "

Seria A

Më mirë Topi i Artë, apo Championsi me Juventusin?/ Cristiano Ronaldo flet troç

Publikuar

-

Cristiano Ronaldo ka dalë sot në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes në Champions League, mes Juventusit dhe Lokomotivës së Moskës. Ndër të tjera, portugezi foli për ndryshimin mes Allegrit dhe Sarrit, “Topin e Artë”, si dhe të ardhmen. Sarri vs. Allegri- “Më pëlqen mënyra si Sarri dëshiron të luajë. Me të kemi më […]

LEXO TE PLOTE