Connect with Us

Skenar i çmendur/ Gattuso rikthehet te Milani, vetëm nëse i plotësohet ky kusht

Seria A

Skenar i çmendur/ Gattuso rikthehet te Milani, vetëm nëse i plotësohet ky kusht

Publikuar

-

Marco Giampaolo do të luajë sot shansin e fundit për të vazhduar akoma si trajner i Milanit. Në rast që kuqezinjtë nuk fitojnë sot nga Genoas, Giampaolo do të shkarkohet. Madje, mediat italiane zbulojnë se në rast shkarkimi të Giampaolos, do të nisin negociatat me Gennaro Gattuson, për rikthimin e tij në krye të “Djallit”.

Por, situata është shumë më e komplikuar sesa duket. “Corriere dello Sport” zbulon skenarin e çmendur, që Gattuso të rikthehet te Milani, duhet të largohet me patjetër Paolo Maldini, ky është kushti kryesor i ish-trajnerit të kuqezinjve.

Gattuso gëzon mbështetjen e shumicës së lojtarëve, me të cilët ka punuar më parë, por jo atë të Maldinit. Ishte pikërisht Paolo ai që këmbënguli për largimin e Gattusos dhe emërimin e Marco Giampaolos. Në anën tjetër, drejtuesi tjetër i lartë, Zvonimir Boban është shprehur publikisht pro shkarkimit të trajnerit aktual të Milanit. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: