La Liga
Gola spektakolarë nga Suarez dhe Messi/ Barcelona shkatërron Sevilla-n dhe i afrohet Realit

Barcelona ka mundur Sevillan në “Camp Nou” me rezultatin 4-0, për javën e tetë në La Liga.
Katalanasit shënuan 3 gola brenda 8 minutave në pjesën e parë. Serinë e golave e hapi Luis Suarez me një roveshiatë shumë të bukur, në minutën e 27′. 5 minuta më vonë, Vidal shtyn topin në rrjetë pas pasimit të marrë nga Arthur. Në minutën e 35′, Dembele shënon një gol shumë të bukur pas një aksioni të shpejtë vetjak. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 3-0.
Në minutën e 77′, Leo Messi tregon klasin dhe shënon një gol spektakolar nga goditja e dënimit, duke lënë në vend portierin e miqve.
Pas kësaj fitoreje, Barcelona ngjitet në vendin e dytë me 16 pikë, dy më pak se Reali i vendit të parë me 18 pikë.
4 golat e këtij takimi mund t’i ndiqni më poshtë. /CNA.al
https://twitter.com/i/status/1180940848357396482
https://twitter.com/i/status/1180931894780682245
https://twitter.com/i/status/1180930558878199808
Again 🤩💙❤#Messi#BarcaSevilla#برشلونة_اشبيلية pic.twitter.com/OvfMObYSpd
— 🖐 Mahmoud BenNaser 🖐 (@engineercom) October 6, 2019
Lajme të Rekomanduara:

Ngjarje e rëndë në Francë/ Goditet me një objekt misterioz ish-portieri i Realit
PSG-ja fitoi në transfertë 1-3 ndaj Montepellier për javën e 17-të të Ligue 1. Parisienët përmbysën disavantazhin me 3 gola në 6 minuta, por një...

Messi shkruan historinë/ Barcelona bën manita dhe kap vendin e parë
Barcelona bëri detyrën në sfidën përballë Mallorcës në “Camp Nou”, teksa fitoi me rezultatin e thellë 5-2, në një takim ku Lionel Messi frestoi me...