La Liga
Harrojeni për pak Inter-Juve/ Video: Luis Suarez çmend tifozët me golin e tij

Edhe pse vëmendja e pjesës më të madhe të tifozëve, sidomos në Shqipëri, është te Inter Juventus, një tjetër ndeshje e bukur po luhet në “Camp Nou”.
Barcelona po turpëron Sevillan 3-0, pas 35 minutave të para. Serinë e golave e hapi Luis Suarez në minutën e 27′, që dërgoi topin në rrjetë më roveshiatë pas krosimit të dhënë nga Semedo. I gjithë “Camp Nou” në këmbë për të duartrokitur kryeveprën e uruguajanit.
Pesë minuta më vonë, Arturo Vidal shënon golin e dytë, pas asistit të Arthur. Në minutën e 35′ erdhi edhe goli i tretë nga Dembele, francezi shënoi pas një aksioni vetjak shumë të bukur.
Messi e ka nisur këtë takim nga minuta e parë, por deri tani nuk është bërë i “gjallë” pasi po shijon spektaklin e shokëve të tij. /CNA.al
https://twitter.com/i/status/1180929585384448000
https://twitter.com/i/status/1180931734130561024
https://twitter.com/i/status/1180931320593166336
Lajme të Rekomanduara:

Zbulohet blerja e parë e Milanit në merkaton e janarit/ Do të jetë ylli i Barcelonës
Milani duket se e ka mbyllur që tani goditjen e parë të merkatos së janarit. Sipas lajmeve të medieve italiane dhe atyre spajolle, Milani ka...

Champions: Interi mbetet me “gisht në gojë”, kualifikohet Dortmundi falë dhuratës së Barcelonës
Për të dytin vit rresht, Interi nuk arrin dot të kalojë fazën e grupeve në Champions League. Zikaltërve iu duhej me patjetër fitorja sot ndaj...