Connect with Us

Inter-Juventus, spektakël në “San Siro”/ Mbyllen 45 minutat e para, ja rezultati

Seria A

Inter-Juventus, spektakël në “San Siro”/ Mbyllen 45 minutat e para, ja rezultati

Publikuar

-

Interi dhe Juventusi po na dhurojnë një ndeshje të madhe në “San Siro”. Dy gola të shënuar në pjesën e parë, penallti, gol i anulluar, me pak fjalë një ndeshje që të mban të gozhduar para ekranit.

Bardhezinjtë shënuan që në minutën e 4′, me Paulo Dybala. “La Joya” mori një pasim të artë nga Pjanic dhe me klasin që e karakterizon dërgoi topin në rrjetën e Handanovic.

Në minutën e 10′, fati ishte në anën e zikaltërve, pasi Ronaldo goditi tranversën dhe rezultati mund të kishte shkuar 0-2.

Në minutën e 17′, një top i hedhur në zonë nga Barella, preket me dorë nga Matthijs de Ligt në dyluftim e sipër me Lautaro Martinez.

Edhe pse pati kontestime nga ana e Juventusit, arbitri i ndeshjes akordoi penallti pasi mori edhe konfirmimin nga VAR-i. Lautaro dërgon topin në rrjetë dhe barazon shifrat.

Në minutën e 33′, Interi detyrohet të bëjë një zëvendësim të detyruar, Stefano Sensi largohet i dëmtuar dhe vendin e tij e zë Vecino.

Në minutën e 42′, Cristiano Ronaldo dërgon topin në rrjetë pas asistit të Dybala, por goli anulohet për pozion jashtë loje të argjentinasit.

Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1 dhe shpresojmë që pjesa e dytë të jetë po kaq e bukur sa e para. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Seria A

Nuk i do më milionat e Kinës/ Futbollisti i njohur kërkon rikthimin në Europë

Publikuar

-

Marek Hamsik është lodhur pas vetëm një viti nga aventura e tij në Kinë. Ish-kapiteni i Napolit, aktualisht pjesë e Dalian Yifang, skuadër që drejtohet nga spanjolli Rafael Benitez, nuk ndihet më i lumtur në kontinentin aziatik dhe po mendon seriozisht rikthimin në Europë. As milionat e shumta që po merr në Kinë nuk kanë […]

LEXO TE PLOTE
" "

Seria A

Video/ Ronaldo lë me “gisht në gojë” gazetarët në konferencën e shtypit

Publikuar

-

Cristiano Ronaldo ka dalë në konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes në Champions League ndaj Lokomotiv Moskës. Portugezi është pyetur për gjithçka, për 701 golat në karrierë, për marrëdhënien me Sarrin, objektivat me Juventusin, “Topin e Artë”, të ardhmen, për gjithçka tjetër përveç kundërshtarit të nesërm në Champions League, Lokomotiva e Moskës. Sigurisht, që […]

LEXO TE PLOTE
" "

Seria A

Më mirë Topi i Artë, apo Championsi me Juventusin?/ Cristiano Ronaldo flet troç

Publikuar

-

Cristiano Ronaldo ka dalë sot në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes në Champions League, mes Juventusit dhe Lokomotivës së Moskës. Ndër të tjera, portugezi foli për ndryshimin mes Allegrit dhe Sarrit, “Topin e Artë”, si dhe të ardhmen. Sarri vs. Allegri- “Më pëlqen mënyra si Sarri dëshiron të luajë. Me të kemi më […]

LEXO TE PLOTE