Connect with Us

Man. City bën “vetëvrasje”/ Chelsea është super, fitore me vuajtje për Arsenalin

Premier Liga

Man. City bën “vetëvrasje”/ Chelsea është super, fitore me vuajtje për Arsenalin

Publikuar

-

Ndeshjet e drekës në Premier League, të vlefshme për javën e tetë, kanë dhuruar gola, spektakël dhe një befasi të madhe.

Në “St. Mary’s Stadium”, Chelsea fitoi 1-4 ndaj Southampton. Fati i ndeshjes u vendos që në pjesën e parë që u mbyll me shifrat 1-3. Golat për “Blutë” u shënuan nga Abraham 17′, Mount 24′, Kante 40′ dhe Batshuayi 88′. Golin e vetëm për vendasit e shënoi Ings 30′.

Pas kësaj fitoreje, Chelsea renditet në vendin e pestë me 14 pikë, ndërsa Southampton në vendin e 16 me 7 pikë.

Në “Emirates”, Arsenali mori një fitore të ngushtë 1-0 ndaj Bournemouth. Goli i vetëm i takimit u shënua nga David Luiz në minutën e 9′, braziliani dërgoi topin me kokë në rrjetë pas një goditjeje këndi.

Arsenali renditet në vendin e tretë me 15 pikë, ndërsa Bournemouth në vendin e 10 me 11 pikë.

Surpriza më e madhe e kësaj jave është humbja në shtëpi e Man. City 0-2 ndaj Wolves. Goli i parë u shënua nga ish-lojtari i Barcelonës, Adama Traore, në minutën e 80′. Në minutat shtesë, miqtë shënuan edhe golin e dytë sërish me Traore duke heshtur “Etihad Stadium”.

https://twitter.com/i/status/1180856482327339008

Një hap shumë i gabuar i “Qytetarëve” duke bërë që Liverpooli i vendit të parë të kryesojë i qetë me 8 pikë diferencë. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Liverpooli pranon largimin e Shaqirit, por kërkon një shifër të frikshme

Publikuar

-

Liverpooli ka refuzuar dy oferta për ta huazuar Xherdan Shaqirin te Roma dhe Sevilla, pasi Jurgen Klopp është i bindur në vendimin për ta mbajtur përfaqësuesin zviceran me origjinë nga Kosova në skuadër deri në fund të sezonit. 28-vjeçari ka qenë titullar vetëm në tre ndeshje të këtij sezoni, e fundit në gjysmëfinalen e Kupës […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Plas sherri keq te Totenhami/ Lojtari i kërkon Mourinhos llogari

Publikuar

-

Karakteri i një trajneri si Jose Mourinho njihet nga e gjithë bota e sportit dhe jo vetëm. Trajneri portugez ditën e sotme numëron dy muaj në stolin e londinezëve dhe nuk kishte si të mungonte tensioni i tij i parë me lojtarët. Një ditë pas ndeshjes me Watford, e cila u mbyll në barazimin 0-0, […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Guardiola merr vendimin e frikshëm, ja çfarë do të ndodhë në verë me yjet e Man. City-t

Publikuar

-

Trajneri Pep Guardiola ka deklaruar se asnjë nga futbollistët aktualë te Manchester City nuk e ka vendin të sigurt dhe se mund të largohet në merkaton e verës. Këtë sezon, kampionët e Premier League kanë hasur shumë vështirësi në kampionat. “Unë kam një ide të asaj që na duhet në merkaton e verës. Flas shpesh […]

LEXO TE PLOTE