Connect with Us

Super ndeshje në “San Siro”/ Juventusi fiton ndaj Interit dhe merr vendin e parë

Seria A

Super ndeshje në “San Siro”/ Juventusi fiton ndaj Interit dhe merr vendin e parë

Publikuar

-

Derbi i Italisë, Inter-Juventus i luajtur në “San Siro” nuk zhgënjeu aspak dhe na dhuroi një ndeshje spektakolare ku pati penallti, gol të anulluar nga VAR-i, polemika, grintë dhe emocione nga minuta e parë deri në fund.

Fati i buzëqeshi Juventusit, që në fund fitoi 1-2. Zikaltrit pas 6 fitoreve rresht pësojnë humbjen e parë për këtë sezon, ndërsa bardhezinjtë dalin me 3 pikë të arta nga ky takim.

Në minutën e 4′, Paulo Dybala zhbllokoi rezultatin duke dërguar topin në rrjetë pas një pasimi fantastik të Pjanic.

Në minutën e 8′, zikaltrit patën fat, pasi goditja e fortë e Ronaldos u ndal vetëm nga tranversa.

Në minutën e 17′, Barella kroson një top në zonë dhe gjatë dyluftimit mes Lautaro Martinez dhe Matthijs de Ligt, holandezi prek topin më dorë. Arbitri pasi merr konfirmimin edhe nga VAR-i, akordon penallti. Martinez shënon nga pika e bardhë dhe barazon shifrat 1-1.

Në minutën e 32′ një nga më të mirët në fushë për Interin, Stefano Sensi, largohet i dëmtuar dhe vendin e tij e zë Matías Vecino.

Në minutën e 42′, Ronaldo shënon një gol të bukur, por anulohet nga VAR-i, sepse Dybala ishte në pozicion jashtë loje.

Në fund të pjesës së parë, kur lojtarët po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes pati një sherr të madh mes tyre ku u desh ndërhyrja e arbitrave dhe trajnerëve të dy ekipeve për të qetësuar situatën.

Rasti i parë i rrezikshëm në pjesën e dytë shënohet në minutën e 68′, ku goditja e Vecino devijohet nga De Ligt dhe prek pjesën e jashtëme të shtyllës.

Në minutën e 80′, Gonzalo Higuain, një makth i vjetër i zikaltërve, shënon golin e dytë për Juventusin, pas një aksioni model të bardhezinjve.

Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund. Juventusi fiton ndaj rivalit kryesor për titull dhe merr vendin e parë me 19 pikë, ndërsa Interi renditet i dyti me një pikë më pak.

Renditja në Serie A, pas 7 javëve është si më poshtë. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Seria A

Nuk i do më milionat e Kinës/ Futbollisti i njohur kërkon rikthimin në Europë

Publikuar

-

Marek Hamsik është lodhur pas vetëm një viti nga aventura e tij në Kinë. Ish-kapiteni i Napolit, aktualisht pjesë e Dalian Yifang, skuadër që drejtohet nga spanjolli Rafael Benitez, nuk ndihet më i lumtur në kontinentin aziatik dhe po mendon seriozisht rikthimin në Europë. As milionat e shumta që po merr në Kinë nuk kanë […]

LEXO TE PLOTE
" "

Seria A

Video/ Ronaldo lë me “gisht në gojë” gazetarët në konferencën e shtypit

Publikuar

-

Cristiano Ronaldo ka dalë në konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes në Champions League ndaj Lokomotiv Moskës. Portugezi është pyetur për gjithçka, për 701 golat në karrierë, për marrëdhënien me Sarrin, objektivat me Juventusin, “Topin e Artë”, të ardhmen, për gjithçka tjetër përveç kundërshtarit të nesërm në Champions League, Lokomotiva e Moskës. Sigurisht, që […]

LEXO TE PLOTE
" "

Seria A

Më mirë Topi i Artë, apo Championsi me Juventusin?/ Cristiano Ronaldo flet troç

Publikuar

-

Cristiano Ronaldo ka dalë sot në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes në Champions League, mes Juventusit dhe Lokomotivës së Moskës. Ndër të tjera, portugezi foli për ndryshimin mes Allegrit dhe Sarrit, “Topin e Artë”, si dhe të ardhmen. Sarri vs. Allegri- “Më pëlqen mënyra si Sarri dëshiron të luajë. Me të kemi më […]

LEXO TE PLOTE