Connect with Us

Familjarët e Aldo Teqjes: Djali ra, nuk u hodh vetë. Lojtari: E keqja kaloi…

Sport

Familjarët e Aldo Teqjes: Djali ra, nuk u hodh vetë. Lojtari: E keqja kaloi…

Publikuar

-

Tre ditë më parë, zona e Komunës së Parisit u trondit nga aksidenti i portierit të Partizanit, Aldo Teqja. Nga kati i shtatë i këtij pallati, 24-vjeçarit iu kërkua nga nëna e tij të rregullojë tendën në ballkon dhe për fat të keq në atë moment ka ndodhur gjithçka. Tendat e kateve më poshtë, zona e lulishtes dhe mbi të gjitha fati i tij, bën që gjithçka të kalojë paq.

“Dua të përgënjeshtroj të gjitha mediat dhe portalet, djali im ka pësuar një aksident. Gjithashtu dua të falenderoj të gjithë stafin e spitalit të traumës, Klubin Partizani dhe Federatën Shqiptare të Tutbollit për ndihmën që na kanë dhënë.

Gjithashtu dua të theksoj se e fejuara e djalit së bashku me prindërit e saj kanë qenë këtu me ne që nga dita e parë dhe deri më tani. Aldo do të kthehet shumë shpejt si kampion”, u shpreh për Top Channel Ramazan Teqja, babai i Aldos

Duket e pabesueshme, por kur sheh Aldon, tashmë në qëndrimin e tij në pavion së bashku me të fejuarën e tij, më shumë se çdo gjë beson se mrekullitë ndodhin.

“Ndihem mirë…më e keqja kaloi, do të rikthehem shpejt në fushën e lojës”, tha ndër të tjera Aldo Teqja, portier i Partizanit.

Edhe mjekët japin sinjale pozitive për gjendjen shëndetësore të futbollistit të të klubit Partizani

Aldo Teqja është 24 vjeç, aktualisht portieri i dytë i Partizanit. Pas 3 viteve të kaluara te skuadra e Skëndërbeut, verën e fundit vendosi të kalojë në kryeqytet. Ai njihet si një portier me të ardhme, ka qenë edhe pjesë e Kombëtares Shpresa.

2 vitet e fundit në Korçë është aktivizuar në 35 ndeshje si titullar. Por ishte ky aksident dhe solidariteti i të gjithë komunitetit të futbollit që e bën Aldo Teqen të ketë forcë dhe mundësi për t’u rikuperuar sa më shpejt për në fushën e blertë./Top Channel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“Tirana nuk vodhi asgjë, penalltitë ishin të dyja”, tifozët japin verdiktin e tyre për derbin Tirana-Partizani

Publikuar

-

Nga

Tirana ka fituar sot 5-1 derbin e kryeqytetit, duke shpartalluar në ç’do aspekt Partizanin. Pas ndeshjes, kanë plasur polemikat se arbitri ka favorizuar Tiranës, sidomos te dy penalltitë, por tifozët duket se nuk janë dakord me këtë konstatim të drejtuesve të Partizanit. Në debatin e zhvilluar te “Atlasi Sportiv”, tifozët shprehen njëzëri se Tirana nuk […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Sherr brenda familjes Rama, Gregu i del kundër xhaxhait

Publikuar

-

Nga

Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama i është gëzuar triumfit të skuadrës së tij të zemrës Tiranës ndaj rivalëve të përjetshëm të Partizanit. Bardheblutë fitoi 5-1 dhe pas kësaj fitoreje, Gregu ka dalë hapir në mbështetje të skuadrës së tij. Ai shkroi në “Instagram” se “e vërteta doli në shesh” duke nënkpuptuar se tashmë […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

E bujshme/ Oto Xhon mund të luajë me kombëtaren e Kosovës

Publikuar

-

Nga

Një rast “Olainka” ka lindur sërish, por këtë herë në Kosovë. Sulmuesi Otto John shprehet i gatshëm që të veshë fanellën e përfaqësueses së dardanëve, gjithnjë nëse këta të fundit vendosin ta ftojnë në ekipin e tyre. Lojtari nigerian la Skënderbeun gjatë merkatos së dimrit dhe u rikthye sërish në Kosovë, por këtë herë si […]

LEXO TE PLOTE