Connect with Us

Ftesa e parë me kombëtaren, Selahi: Më ka ftuar edhe Belgjika, por ja pse nuk shkova

Kombëtare

Ftesa e parë me kombëtaren, Selahi: Më ka ftuar edhe Belgjika, por ja pse nuk shkova

Publikuar

-

Lindon Selahi ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes së Kombëtares kundër Turqisë. Mesfushori i grumbulluar për herë të parë te kuqezinjtë u shpreh mjaft i lumtur dhe premtoi se do të bënte më të mirën me përfaqësuesen e Shqipërisë.

Edhe pse kishte pasur ftesë edhe nga Belgjika, ai theksoi se nuk mund të refuzonte ekipin tonë pasi ndihet shqiptar, shkruan “newsport,al”. E thotë hapur se Shqipëria ka mundësi të kualifikohet në Euro2020 dhe pa iu dridhur syri deklaron se në Turqi kuqezinjtë e Rejës do të arrijnë të fitojnë.

“E kam merituar të grumbullohem, por kur e kam parë ftesën te klubi kam qenë shumë i lumtur. E kam pasur ëndërr të luaja për Kombëtaren. Unë shpresoj që të luaj, por këtë e vendos trajneri. Do të jap maksimumin në stërvitje. Dy orë ka që kam ardhur, më kanë pritur mirë. Tani vjen Ramadani dhe Bare, kam luajtur me ta te Shpresat.

Kur kam qenë i ri kam luajtur me Belgjikën sepse s’më ka thirrur Shqipëria, por kur mora ftesën nga Shqipëria u lumturova shumë. E ndjej veten shqiptar dhe s’mund të refuzoja. Kombëtarja ka pasur probleme, por tani është mirë.

Mendoj se ka mundësi për t’u kualifikuar. Do të shkojmë për të fituar në Turqi. Për sa i përket pozicionit tim, mund të luaj në çdo pozicion të fushës. Njësoj është për mua. Është sezoni i parë që po luaj mjaft mirë. Ëndrra ime është të marr maksimumin. Më pas të shohim”, përfundoi ai.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

E bujshme/ Oto Xhon mund të luajë me kombëtaren e Kosovës

Publikuar

-

Nga

Një rast “Olainka” ka lindur sërish, por këtë herë në Kosovë. Sulmuesi Otto John shprehet i gatshëm që të veshë fanellën e përfaqësueses së dardanëve, gjithnjë nëse këta të fundit vendosin ta ftojnë në ekipin e tyre. Lojtari nigerian la Skënderbeun gjatë merkatos së dimrit dhe u rikthye sërish në Kosovë, por këtë herë si […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

SUPER VIDEO/ UEFA publikon emocionet që të dhuron tifozeria e zjarrtë kuqezi në “Air Albania”

Publikuar

-

“Air Albania” është shtëpia më e re e futbollit shqiptar, duke jhapur dyert jo vetëm për Kombëtaren kuqezi por edhe për Superioren. Një impiant me kushte tërësisht modern dhe të krahasueshme me stadiumet më të njohur botëror që ia shton edhe më shumë bukurinë ndeshjeve të luajtura në të. Në Angli do e quanin edhe […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

E mbani mend Panuçin? Italiani habit me kërkesën e radhës ndaj Shqipërisë

Publikuar

-

“Nuk ka për t’u bërë kurrë trajner”, kështu do të shprehej Armand Duka për Panuçin. Njeriun që do të shkatërronte gjithë punën e bërë nga De Biazi më parë, duke u bërë edhe armiku i tifozëve me rezultatet negative radhazi që ka marrë te kuqezinjtë. Ndërkohë një konflikt i ri është hapur dhe trajneri italian […]

LEXO TE PLOTE