Connect with Us

I ka shënuar 37 gola në 38 ndeshje/ Ja “viktima” e preferuar e Messit

La Liga

I ka shënuar 37 gola në 38 ndeshje/ Ja “viktima” e preferuar e Messit

Publikuar

-

Barcelona fitoi mbrëmë në “Camp Nou” 4-0 kundër Sevillas. Një nga autorët e golave ishte edhe Leo Messi, që dërgoi topin në rrjetë pas një goditjeje perfeke dënimi.

Ky është goli i parë i argjentinasit për sezonin e ri me Barcelonën. 32-vjeçari bëhet i pari futbollist i këtij shekulli që arrin të shënojë në 16 sezone rresht në kampionatin spanjoll. Messi e shënoi golin e parë në La Liga në majin e vitit 2005 në fitoren 2-0 kundër Albacetes.

Deri tani, Messi ka shënuar 420 gola në La Liga, duke u bërë lojtari me më shumë gola në pesë ligat kryesore. Vendi i dytë mbahet nga Ronaldo me 419 gola.

Sevilla është “viktima” e preferuar e Messit. Në 38 ndeshje në të gjitha kompeticionet ndaj ekipit andaluzian, Messi ka shënuar plot 37 gola. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

E dua menjëherë atë lojtar/ Diego Simeone iu vë kusht drejtuesve të Atletico Madridit

Publikuar

-

Simeone

Diego Simeone nuk mund të presë gjatë dhe kërkon një goleador race. Trajneri i Atletico Madrid u ka kërkuar drejtuesve një sforco ekonomike për seksionin e dimrit. Dëshira e madhe quhet Edinson Cavani. AS raporton se “El Cholo” është i dashuruar me sulmuesin uruguaian, të cilit i përfundon kontrata me PSG-në në fund të këtij […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Ja pse Klopp është i jashtëzakonshëm/ Zbulohet arsyeja pse refuzoi ofertat e Man. United dhe Realit

Publikuar

-

Robbie Fowler ka zbuluar një sekret të Jurgen Klopp. Ish-sulmuesi i famshëm i Liverpool-it gjatë viteve 1993-2001 dhe 2006-2007, sot trajner i australianëve të Brisbane Roar, ka dhënë një prononcim për Mirror. 44-vjeçari risjell një bisedë të bërë disa vite më parë me trajnerin e “The Reds”. Në drejtim të Klopp kishin ardhur dy oferta […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Eliminatore Euro 2020/ Ylli i Realit trullos mesfushorin e Barcelonës

Publikuar

-

Rivaliteti mes yjeve të Realit dhe Barcelonës nuk mungon as kur ata luajnë me kombëtaret e tyre. Një gjë e tillë ndodhi edhe mbrëmë në ndeshjen Uells-Kroaci, kur në një moment gjatë ndeshjes, Gareth Bale trullosi yllin e Barcelonës, Ivan Rakitic, me një lëvizje shumë të bukur duke marrë duartrokitjet e tifozëve. Përsa i përket […]

LEXO TE PLOTE