Connect with Us

Mungon edhe Hysaj, ja kë do bëjë Edi Reja kapiten të kombëtares

Kombëtare

Mungon edhe Hysaj, ja kë do bëjë Edi Reja kapiten të kombëtares

Publikuar

-

Edi Reja ka një vendim të rëndësishëm për të marrë për dy ndeshjet e radhës të përfaqësueses shqiptare të futbollit. Trajnerit i duhet që të emërojë një kapiten të ri, pasi ata të cilët kalonin dorë më dorë shiritin më përpara, nuk janë pjesë e grumbullimit kuqezi.

Në fillimin e eliminatoreve, vetë grupi i lojtarëve zgjodhi që Mavraj të ishte kapiten i parë, me Hysajn të dytë e më pas Bashën. Por ky i fundit u tërhoq nga Kombëtarja ndërsa së fundmi Mavraj e Hysaj mungojnë në grumbullimin e tetorit për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar.

Kësisoj, trajnerit i duhet të gjejë një emër të ri për t’i vënë në krah shiritin, edhe pse sinjalet e para u dhanë që në ndeshjen kundër Islandës. Në minutat e fundit të sfidës, kapiteni Hysaj u detyrua të braktiste fushën e lojës për dëmtim dhe në ato momente, personi të cilit ai iu drejtua duke i dorëzuar shiritin ishte një nga futbollistët më me eksperiencë në radhët e kuqezinjve, Ledian Memushaj.

Ky pritet të jetë edhe zgjedhja e parë e Rejas, apo vetë grupit të lojtarëve, nëse do të jetë titullar në ndeshjet e ardhshme, kjo edhe për faktin se emra si Berisha e Roshi, të cilët janë ata me më shumë ndeshje në radhët e kuqezinjve, mund të mos jenë titullarë të paktën në duelin ndaj Turqisë. /vipsport.al/

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Lëreni të qetë kombëtaren! Asnjë politikan në stadium dhe Shqipëria po fiton ndaj Moldavisë

Publikuar

-

Nga

Shqipëria është duke zhvilluar një ndeshje perfekte në Moldavi, teksa pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-3 për kuqezinjtë. Ishte Cikalleshi fillimisht ai që gjeti golin e avantazhit në minutën e 22-të. Pak minuta më vonë, Bare dyfishoi rezultatin, ndërsa në minutën e 40-të në skenë u shfaq debutuesi, Lorenc Trashi, i cili shënoi […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Mbyllet pjesa e parë/ Debutim ëndrrash për Trashin, i shënon Moldavisë edhe të tretin

Publikuar

-

Nga

Shqipëria është duke zhvilluar një ndeshje perfekte në Moldavi, teksa pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-3 për kuqezinjtë. Cikalleshi, Bare dhe Lorenc Trashi ishin autoret e golave keto 45 minuta te para. LIVE’ Moldavi-Shqipëri 0-3

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Shqipëria e pandalshme/ Vjen edhe goli i dytë me Keidi Baren

Publikuar

-

Nga

Kombëtarja po luan ne keto momente ndeshjen e radhes kualifikuese. Kuqezinjte kane dyfishuar rezultatin ne keto momente me Keidi Baren. Cikalleshi në minutën e 22-te dhe Bare disa minuta më vonë po i japin qetesine kuqezinjve te cilet udheheqin 0-2.

LEXO TE PLOTE